Mbrëmjen e sotme Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të një makine tip “Benz” deri në zonën e Liqenit artificial në Tiranë.
Por drejtuesi i mjetit sapo ka shkuar në këtë zonë ka braktisur mjetin bashkë me personin që e shoqëronte dhe janë larguar me vrap.
Efektivët e forcave “Shqiponja” kanë kontrolluar zonën dhe lokalet përreth dhe kanë bërë të mundur arrestimin e të dy personave, por ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.
Nuk dihet ende përse policia ishte vënë në ndjekje të këtyre dy personave, ndërsa pritet njoftimi zyrtar.


