• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RINDËRTIMI/ Rama në kantierin në Thumanë: Investimet po kryhen nga vetë donatorët. Roli i qeverisë…
Home
Politikë

RINDËRTIMI/ Rama në kantierin në Thumanë: Investimet po kryhen nga vetë donatorët. Roli i qeverisë…

3 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri, Edi Rama ka vizituar sot kantierin ku do të ndërtohen shtëpitë dhe pallatet e shembura nga tërmeti në Thumanë.

Bëhet fjalë për një hapësirë prej 12 hektarë tokë, ku do të vendosen 168 shtëpi individuale ndërsa krahas tyre do të ndërtohen dhe disa pallate.

Për ndërtimin e shtëpive individuale është angazhuar fondacioni i drejtuar nga Elvis Naçi, ndërsa pallatet do të merren përsipër nga biznesmeni dhe politikani i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Ramës, Thumana është jo vetëm simboli nga pikëpamja e tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit pasi nga 51 viktima në total, 24 prej tyre ishin në Thumanë, por edhe nga pikëpamja e bashkëpunimit të të gjithë shqiptarëve.

Kryeministri gjatë këtij inspektimi foli edhe për kritikat që ka marrë vazhdimisht për vonesat në procesin e rindërtimit.

Ai tha se, investimet nuk po kryhen nga qeveria por nga vetë donatorët, duke përmendur rastin e Turqisë që ka marrë përsipër ndërtimin e pallateve në Laç.

“Lekët nuk shkuan asgjëkund pasi donatorët siç janë SHBA, apo të tjerët nuk i hedhin lekët në prerin e qeverisë. Lekët ata i shpenzojnë vetë. Turqia që ka marrë përsipër lagjen në Laç”, tha zRama duke shtuar se roli i qeverisë është vetëm monitorues.

Këtë temë e prekur dhe Elvis Naçi, kur tha se ka pasur vonesa për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme ku do të ndërtohen banesat individuale.

“Ka pas një paragjykim për çështjen e vonesës, na kanë shkruar shumë mesazhe, por është gjithë kjo infrastrukturë që duhej përgatitur. Shpresoj që shqiptarët dhe donatorët do të na mirëkuptojnë që vonesa nuk ishte e kotë ishte për infrastrukturën që kemi përgatit për 168 shtëpitë. Do mundohemi që në kohë rekord ta realizojmë amanetin tonë”, tha ai.

Përveç shtëpive individuale dhe pallateve në Thumanë është marrë përsipër që të ndërtohet dhe një fushë futbolli, ambulancë shëndetësore dhe park.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË "MAGJIE"/ Sulmuesi më në formë i Bundesligë shënon një SUPER GOL (VIDEO)
Previous article LEEEDS-MANCHESTER CITY/ Guardiola sulmin ia ka besuar treshes Mahrez, Sterling dhe Torres (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT