• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Sa mësues janë INFEKTUAR? Flet ministrja Kushi: Rastet janë…
Home
Sociale

COVID-19/ Sa mësues janë INFEKTUAR? Flet ministrja Kushi: Rastet janë…

3 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa në “Kjo javë” në “News 24”, e pyetur sesa mësues janë infektuar me koronavirus, deklaroi se rastet nuk janë aq të shumta sa të mbyllen shkollat.

Kushi theksoi se Ministria e Arsimit ka vendosur, se nëse infektohet një mësues me Covid-19, atëherë ai zëvendësohet, duke shtuar se janë vënë në dispozicion 1000 mësim-dhënës.

“Kemi sistem të ngritur, ku drejtorët raportojnë raste të koronavirusit. Nuk ka deri tani problematika sa të mbyllen shkollat. Janë dinamike. Ne kemi marrë masa që nesër një mësues infektohet, menjëherë zëvendësohet. Ne vendosëm që të kemi 1000 mësues shtesë në dispozicion. Kemi shumë pak shkolla që bëjnë mësim me shumë turne. Ka edhe shkolla pritëse, që janë të detyruar që të bëjnë mësim me 3 turne.”, tha Kushi.

Evis Kushi vlerësoi se në ditët e para që ka marrë detyrën, ka kryer vizita në terren, duke thënë se këta vizita kanë shërbyer për të parë nga afër sesi shkon mbarë-vajtja e mësimit.

“Thjesht kryeministri më ngarkoi këtë detyrë dhe e vlerësoj si privilegj. Jam 100 për qind e motivuar për të bërë punën sa më të mirë. Kam fiks 1 javë që kam hyrë në zyrë. Më shumë se puna në zyrë, unë kam qenë në terren gjatë kësaj jave. Interesant ishte takimi me një vajzë të vogël nga fshati Xibrakë në Elbasan.

Shkuam bashkë me stafin atje dhe e ndihmuam me tekstet shkollore. E ndjeva shumë, sepse ishte vajzë e mirë dhe mësonte. U gëzova që shumë persona e ndihmuan vogëlushen, ndërsa në terren kam bërë vizita të befasishme, për të parë si është realiteti dhe si zbatohen masat ndaj Covid-19”, u shpreh Kushi.

Më tej, Kushi vlerësoi se Ministria e Arsimit mbështet nxënësit me tekste falas, si dhe ka mundësi të bëjë më shumë me transportin e fëmijëve.

“Një nga politikat tona me më shumë përkrahje janë tekstet falas, që i kemi deri në klasën e shtatë. Deri në fund të mandatit, do ofrojmë tekste falas deri në klasë të nëntë dhe kategoritë në nevojë. Sfidë tjetër është edhe transporti, që ka akoma probleme e duhen rregulluar. Mësuesit dhe nxënësit kanë respektuar masat ndaj koronavirusit, sigurisht me ndonjë problem fare të vogël. Kemi siguruar maskat dhe mjetet e tjera ndaj koronavirusiit, bashkë me partnerët.

E kam marrë detyrën në kohën e koronavirusit. Mua më intereson siguria e nxënësve, shëndeti dhe vazhdimi i rregullt i procesit mësimor, dukem mos cenuar standardin mësim-dhënës. Kam realizuar takim edhe me rektorët, për të diskutuar datën për fillimin e vitit të ri akademik. Është sfidë edhe hapja e universiteteve”, përmbylli ministrja Kushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEEEDS-MANCHESTER CITY/ Guardiola sulmin ia ka besuar treshes Mahrez, Sterling dhe Torres (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article "VLERËSON PERVOJËN..."/ Balluku nënshkruan me kompaninë amerikane Bechtel, Memorandumin e Bashkëpunimit për HEC Skavica

F.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT