Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 194 persona, duke e çuar kështu në total numrin në 8536.
Ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 200 pacientë, 24 prej të cilëve janë në terapi intensive.
“Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”, njofton Ministria.
Ndërsa numri i të infektuarve vijon të rritet, aktualisht numri i rasteve aktive me CVOID-19 në vend është 5189.
Sot u testuanpozitivë 152 persona, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në 14 117.


