Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, i ka uruar presidentit të SHBA-ve Donald Trump, shërim dhe rikuperim të shpejtë nga Covid-19.
Trump pas diagnostikimit me koronavirus qendroi në shtëpi, por pak pasi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte në gjendje të mirë, u njoftua se Trump u transpotrua me urgjencë në spitalin ‘Walter Reed’ në Uashington.
“Ai sinqerisht shpreson që cifti Trump të shërohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ai shpreson që ata me siguri do e kalojnë këtë. Kim i dërgon përshëndetje të ngrohta atyre”, citohet të ketë thënë Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve nga Yonhap.
Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut, kjo është “hera e parë” që Kim Jong-un i uron shërim një udhëheqësi.


