Ilir Meta është kapur në krim.
Këshilltari i tij, Ilir Kulla, sipas drejtësisë italiane, ka shpërndarë lajme të rreme nëpërmjet medieve italiane, sikur në Shqipëri do të vinin mbetje toksike nga Italia.
Kjo fushatë bëhej me qëllim nxitjen e revoltave në Shqipëri, për rrëzimin e Ramës.
Pas reagimit të Ramës, për këtë skandal ku është përfshirë presidenti, Ilir Meta ka nxjerrë si gjithmonë kur është në hall, zëdhënësin e tij Tedi Blushi, që si zakonisht në raste të tilla, ka lëshuar një marrëzi, pasi në fakt, i shkreti nuk ka se çfarë thotë.
Sipas tij, në fakt lajmet e rreme kundër Ramës, janë shpërndarë nga vetë Rama.
Pra, sipas logjikës së tij, Rama ka punuar për rrëzimin e vet nga pushteti.
“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.
Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.
Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.
Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit europian”, thotë Blushi në reagimin e tij.
Tani kur kapesh në krim, mirë është që minimumi të heshtësh.
Se kur nxjerr justifikime të tilla pastaj, bëhesh edhe qesharak, më keq se ç’është bërë.


