• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANIA FESTON 30 VJETORIN E BASHKIMIT NËN HIJEN E COVID-19/  Merkel: Uniteti gjerman, detyrë e së ardhmes
Home
Nderkombetare

GJERMANIA FESTON 30 VJETORIN E BASHKIMIT NËN HIJEN E COVID-19/ Merkel: Uniteti gjerman, detyrë e së ardhmes

3 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Gjermania feston. Më 3 tetor 1990 mori fund ndarja e saj në dy shtete. Për shkak të pandemisë festimet janë reduktuar. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman një detyrë të së ardhmes.

Gjermania kujton të shtunën 30-vjetorin e bashkimit dhe dhënien fund të ndarjes me dy shtete. Për shkak të pandemisë së Coronës festimet zhvillohen shumë më të reduktuara, se ishin planifikuar. Ceremonia qendrore zhvillohet në Potsdam paraditen e së shtunës ku fillimisht zhvillohet një meshë me pjesëmarrjen e presidentit Steinmeier, e ku lejohen vetëm 130 vetë dhe më pas në orën 12:00 zhvillohet ceremonia kryesore festive në Hollin Metropolis në Babelsberg me vetëm 230 vetë, aty presidenti gjerman mban fjalimin kryesor me rastin e 30-vjetorit.

Merkel: Uniteti gjerman detyrë e së ardhmes

Në festime merr pjesë edhe kancelarja Merkel. 30 vjet pas bashkimit, kancelarja Merkel e quan unitetin gjerman detyrë të së ardhmes. “Ne do të duhet të angazhohemi ende me shumë fuqi për një unitet të tillë”, tha Merkel të premten në një intervistë me me rrjetit gazetaresk “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Kjo detyrë nuk do të orientohet vetëm nga uniteti mes lindjes dhe perëndimit, “të mbash të bashkuar një vend në shekullin e 21 do të thotë të kesh një masë drejtësie për të gjithë”.

Kancelarja Merkel ka vlerësuar në 30 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë, arritjen jetësore të gjermanolindorëve. Duhet kujtuar se “sa shumë vetë nga RDGJ-së sollën aftësitë e tyre në Gjermaninë e bashkuar, arritën diçka dhe kanë punuar shumë”, tha Merkel, duke treguar mirëkuptim për atë, që një pjesë e qytetarëve nga Lindja janë ndjerë si qytetarë të dorës së dytë. Për këtë ka pasur shkaqe, si “humbja e shanseve të jetës për shmbeull”, tha ajo, por shikon progres të madh në afrimin e standarteve jetësore në lindje dhe perëndim.

Të premten në Bundestag në një seancë me rastin e 30 vjetorit të bashkimit gjerman u debatua mbi zhvillimin e standartit jetësor Lindje Perëndim. Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz e cilësoi bashkimin e Gjermanisë si “histori suksesi”. Shumë thonë sot se “ky është një vend, kësaj ia kemi arritur”, por ka shumë për të bërë sidomos në drejtim të dallimeve në rroga dhe pensione, tha ai./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË SI AI I SHTATZËNISË..."/ Epidemiologu tregon si do funksionojë testi i 2 i shpejtë për COVID: Do dërgohen dhe në Shqipëri
Previous article BASHKIMI I GJERMANISË/ Ruçi: Ngjarje historike për gjithë njerëzimin! Po punojmë për zbatimin e kushteve për integrim

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT