• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRANCA ME LIGJE TË ASHPRA/ Macron shpall planin për të luftuar “separatizmin islamik”
Home
Nderkombetare

FRANCA ME LIGJE TË ASHPRA/ Macron shpall planin për të luftuar “separatizmin islamik”

2 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shpallur planin për ligje më të ashpra për të trajtuar atë që ai e quajti “separatizëm islamik” dhe për të mbrojtur vlerat laike të shtetit. Në një fjalim, Macron tha se ekziston rreziku që një pakicë prej gjashtë milionë myslimanësh që jetojnë në Francë të formonin një “kundër-shoqëri”. Propozimet e tij përfshijnë mbikëqyrje më të rreptë të shkollimit dhe kontroll mbi financimin e huaj të xhamive.

Ai ka qenë nën presion për të adresuar çështjen e radikalizmit për shkak të frikës së sigurisë. Por, komentet e tij u dënuan nga disa aktivistë myslimanë që e akuzuan atë për përpjekjen për të shtypur islamin në vend. Sipas parimeve të rrepta të laicizmit të Francës, qeveria ndahet me ligj nga institucionet fetare. Ideja është që njerëzit me fe dhe besime të ndryshme, janë të barabartë para ligjit.

Franca gjithashtu ka popullsinë më të madhe të myslimanëve në Evropën Perëndimore. Duke folur jashtë Parisit të premten, presidenti Macron tha se islami radikal ishte një rrezik për Francën sepse zbaton ligjet e veta para gjitha ligjeve tjera dhe “shpesh rezulton në krijimin e një shoqërie kundër shoqërisë”. Ai tha se kjo formë e sektarizmit shpesh ilustrohet me fëmijë që ndalohen të shkojnë në shkollë dhe përdorimi i aktiviteteve sportive, kulturore dhe të tjera të komunitetit si një “pretekst për të mësuar parime që nuk përputhen me ligjet e republikës”.

“Islami është një fe që është në krizë në të gjithë botën sot, ne nuk po e shohim këtë vetëm në vendin tonë”, tha Macron. Legjislacioni i propozuar nga Macron pritet të paraqitet në parlament përpara fundit të vitit. Masat e reja do të përfshijnë: një monitorim më të rreptë të organizatave sportive dhe shoqatave të tjera në mënyrë që ato të mos bëhen një hapësirë për mësimet islamike; ndaljen e dërgimit në Francë të hoxhallarëve nga jashtë; mbikëqyrje e përmirësuar e financimit të xhamive dhe kufizimin e mundësisë së shkollimit në shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POZITIV NDAJ KORONAVIRUSIT PËR HERË TË SHTATË/ Tre britanikë që s’mund të largohen nga Italia
Previous article COVID-19/ OBSH miraton testin e dytë të shpejtë për koronavirusin, ja thirrja që bën për menaxhim më të mirë të pandemisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT