Një zjarr masiv po vijon prej disa orësh në kodrat e Karaburunit, ndërsa flakët rrezikojnë t’i afrohen dhe pikës ushtarake të Pashalimanit.
Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se zjarri ka përfshirë një zonë me shkurre, ndërsa për shkak të terreni të thyer është e vështirë ndërhyrja.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të zjarrfikëses si dhe policia. Po ashtu ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen banesa.


