Një aksident i frikshëm është riregjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:15 në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Peqin pranë “Paraburgimit” në Bradashesh.
Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave është shkatërruar plotësisht. Nga aksidenti tre persona kanë mbetur të plagosur. Dy prej të plagosurve kane pësuar dëmtime të lehta, ndërsa një tjetër dëmtime më serioze.
Ndërkohë policia po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti të frikshëm sipas burimeve nga vendngjarja ku fatmirësisht nuk pati viktima.






