• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 159 raste të reja në 24 orë, HUMB JETËN…
Home
Sociale

DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 159 raste të reja në 24 orë, HUMB JETËN…

2 October, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e përditshëm për shifrat e COVID-19 bën me dije se janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Gjithashtu janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 1 humbje jete nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i plotë:

Genta Qirjako
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 265 qytetarë duke e çuar në 8342 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 75 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të vendosin detyrimisht maskën në ambiente të mbyllura, sepse është një masë tejet efikase për të frenuar përhapjen e infeksionit dhe rrjedhimisht, uljen e të shtruarve në spital dhe fatalitetet nga COVID19.
Çdo biznes duhet të zbatojë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo çdo informacion për SARS COV2.

COVID-19 – Statistika (2 Tetor 2020)
Testime totale 90138
Raste pozitive 13965
Raste të shëruara 8342
Raste Aktive 5239
Humbje jete 389 (Qarku Tiranë 185, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 572
Shkodër 386
Elbasan 286
Lezhë 272
Korçë 237
Fier 230
Vlorë 187
Kukës 144
Berat 116
Dibër 98
Gjirokastër 68

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Genta QirjakoInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 2. Oktober 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHET BABA PËR HERË TË PARË/ Kledi Bahiti zbulon emrin e veçantë të vogëlushit (FOTO)
Previous article PREJ KOHËSH NË NJË ROMANCË/ Adrola Dushi bën gjestin e ëmbël për Capital T (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT