Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri-Kosovë, e ftoi kryeministrin Rama në javët e ardhshme që të vizitojë Prizrenin.
Kjo për të diskutuar projektin e ri të qendrës së qytetit të vjetër.
“Ne e diskutuam së bashku me kryeministrin Rama, Unë pres që në javët e ardhshme, kurdo që është e mundur dhe e pështatshme për axhendën e Ramës, e pres në Prizren, për të dsktutuar idenë, dizanjimin e shënimit të 150-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, me një projekt të ri të qendrës së qytetit të vjetër të Prizrenit, për të shënuar këtë ngjarje historike të të gjitha epokave për shqiptarët kudo që janë. Faleminderit kryeministër”.


