• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHIMET PËR LIGJIN NË POLICINË E SHTETI/ Lleshaj: E kemi rishikuar, fjala përgjim është zëvendësuar, ja rastet kur gjurmohet dhe mbikqyret
Home
Politikë

NDRYSHIMET PËR LIGJIN NË POLICINË E SHTETI/ Lleshaj: E kemi rishikuar, fjala përgjim është zëvendësuar, ja rastet kur gjurmohet dhe mbikqyret

2 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka raportuar në Komisionin e Sigurisë që ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit janë rishikuar pas debateve dhe keqkuptimeve, me pjesën e kompetencave për përgjimet.

Sipas tij, në draft nuk është më fjala përgjim, por mbikqyrje ambientale. Kohë më parë një debat i madh u ndez pasi me këtë ligj synohej t’i jepeshin Policisë atribute për të kryer përgjime, ndërkohë që është kompetencë e Prokurorisë.

Por Lleshaj tha se ishte keqkuptim dhe e pavërtetë. Sipas ministrit të brendshëm, me ligjin e ri Policia mbikqyr në mënyrë të veçantë të komunikimeve joelektronike, mbikqyrjen e veçantë në vende publike dhe gjurmimin e personave të dyshuar me mjete dhe teknika për të lokalizuar vendndodhjen.

”Drafti i ligjit të arrihet në atë trajtë që të ketë konsensusin e miratimin. Janë bërë rishikime në terminologji. Pati keqkuptime. Për arsye se shumë veta e keqkuptuan sikur bëhej fjalë për ndërhyrje në ligjin e përgjimeve, apo dhënie kompetencash Policisë për të bërë përgjime.

Është zëvendësuar fjala përgjim ambiental me mbikqyrje. Dhe kjo besoj që e ka zhvlerësuar dhe adresuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve, dhe përfaqësues institucionesh.

Në thelb ligji 131, gjatë veprimtarisë informativo- gjurmuese, me qëllim parandalimin e veprave penale, zbulimin e tyre, autorëve. Policia merr, përpunon. dokumenton informacion nëpërmjet

a)Mbikqyrjes së veçantë zanore të komunikimeve joelektronike.

b) mbikëqyrjes së veçantë për personat e dyshuar në vendet publike

c) Gjurmimin e personave të dyshuar me mjete dhe teknika të veçanta për të lokalizuar vendndodhjen.

Këto atribute i kanë Policitë në gjithë botën.”- tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK PËRMBAHET/ Ilir Meta: Taksat e qytetarëve të mos përdoren për fushatë partie, ndal abuzimit me pushtetin vendor
Previous article KORONAVIRUSI/ Një laborator gjigant për të testuar të gjitha vaksinat anti Covid, ja kur do të jetë gati

s.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT) Aktualitet

U KAPËN DUKE U PËRGATITUR PËR VRASJE NË SARANDË/ Jepen masat e sigurisë për 5 të arrestuarit (EMRAT)

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT