Ministria e Drejtësisë ka hartuar një Kod të Ri penal, i cili do të depozitohet në Kuvend brenda këtij viti.
Kodi është hartuar nga një grup ekspertësh drejtuar nga ish-kryeprokurori Arben Rakipi.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni tha se Kodi i ri synon të jetë me efekte afatgjata.
“Besoj që ky Kod do të jetë një ndër projektet më të diskutuara për rëndësinë që mbart. Planifikojmë që brenda këtij viti kjo nismë të shkojë në Kuvend si nismë e qeverisë dhe më pas t’i nënshtrohet procedurës parlamentare”- theksoi ajo.


