• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
9.6 MILIONË NJERËZ NË VIT VDESIN NGA KANCERI/ Thirrja e mjekes: Nuk është Covid rreziku më i madh
Home
Sociale

9.6 MILIONË NJERËZ NË VIT VDESIN NGA KANCERI/ Thirrja e mjekes: Nuk është Covid rreziku më i madh

1 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Frika nga pandemia, ka bërë që shumë pacientë të heqin dorë nga ekzaminimet, kontrollet mjekësore rutinë të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve.

Një nga këto kontrolle prej të cilës hoqën dorë ishte mamografia. Në fazën e parë të pandemisë së koronavirusit, shumë gra në të gjithë botën hoqën dorë nga ekzaminimi i gjirit përmes mamografisë. Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga shtete të ndryshme numri i pacienteve ra si në ambulanca edhe në spitale me rreth 30 për qind, kjo për shkak se gjatë mamografisë, kontakti i ngushtë midis infermieres që bën ekzaminimin dhe pacientit është i pashmangshëm.

Madje autoritetet shtetërore në Gjermani apo Angli vendosën që ekzaminimet për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve kancerogjene të mbylleshin përkohësisht, ndërkohë që pati edhe pacientë që nga frika e infektimit shtynë seancat e kimioterapisë për kancerin. Por tani duket se gjendja ka ndryshuar.

Në sallat e pritjes në spitale dhe klinika janë marrë masa për të minimizuar efektin e infektimit si dhe për respektimin e distancës fizike, dhe mjekët u rekomandojnë grave që të vazhdojnë sipas rregullit ekzaminimin e gjirit përmes mamografisë apo edhe kontrolleve të tjera. Po në Shqipëri a u përballën mjekët me një situatë të tillë?

Mjekja onkologe, Emiljana Huti tha në “Wake Up” në Top Channel se numri i personave që humbin jetën nga kanceri në botë është mjaft i lartë.

Ajo apeloi që të bëhen kontrolle të vazhdueshme, pasi zbulimi në kohë mund të shpëtojë jetën. Sipas mjekes, gjatë kësaj periudhe ka rënë fluksi i pacientëve për kontrolle rutinë, pasi ekziston frika nga Covid-19.

“Pandemia na ka lënduar të gjithëve, sidomos mendimin që ne kishim për shëndetin. Na ka bërë që ta vlerësojmë atë më shumë, si gjënë më të shtrenjtë që kemi, Por sigurisht që pandemia nuk është se zhduku sëmundjen e tjera që marrin jetë në botë, një prej të cilave është edhe kanceri.

Mjafton të themi që çdo vit, vetëm nga kanceri vdesin në botë 9.6 milionë njerëz. Nuk është se Covid-19 është shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Në këto kohë sikur kemi harruar sëmundjet e tjera që marrin jetë, si ato kardiovaskulare, por edhe kanceri. Në kaosin e fillimit, ku të gjithë u gjetëm në një moment kaosi, sigurisht që kishte një lloj çorientimi te të gjithë pacientët.

Ne kemi pas probleme edhe të pacientët që bënin kimioterapi, të cilët duhet të ndiqeshin. Ata e dinin që duhet të përballeshin me këtë sëmundje, por nuk mund të merrnin trajtim për frikën që kishin nga virusi.

Nuk kemi pas ato lloj numrash të pacientëve që vinin për kontrolle rutinë, ndërsa pacientët që trajtohen me kancer puna ka vijuar normalisht. Pasojat do të shihen vitin tjetër, sepse kanceri nuk është diçka që shfaqet për një ditë.

Shumë nga gratë duke qenë së kanë qenë të frikësuara për jetën, kanë ardhur edhe në periudhën e vështirë ku ishim mbyllur”, tha mjekja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PETRO KOÇI/ "Presidenti në detyrë i është arratisur unitetit të kombit. Presidenca, strehë e opozitës "Riciklimi"
Previous article PASAPORTAT E REJA/ Nga sot aplikimi pa formular Policie, direkt te zyrat e gjendjes civile

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por… Aktualitet

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT