• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NIS VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT/ Manastirliu: Kemi siguruar 368 mijë doza, do të jenë falas për grupet e rrezikuara (VIDEO)
Home
Sociale

NIS VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT/ Manastirliu: Kemi siguruar 368 mijë doza, do të jenë falas për grupet e rrezikuara (VIDEO)

30 September, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ka nisur sot programi i vaksinimit kundër gripit, pjesë e planit të vjeshtë-dimrit të autoriteteve shëndetësore siç deklaron MSH për të minimizuar riskun nga komplikacionet që vijnë nga gripi stinor, sidomos në situatën e pandemisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mborjtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte sot në Poliklinikën Qendrore në Tiranë, për nisjen e procesit të vaksinimit kundër gripit, që filloi me personelin shëndetësor.

“Këtë vit, edhe në kuadër të strategjisë tonë të vjeshtë-dimrit, edhe të kontrollit të sëmundjeve infektive, kemi arritur që në një kohë shumë të shpejtë të bëjmë të mundur sjelljen e vaksinës së gripit në muajin Shtator. Sot është dita e parë e nisjes së këtij programi, duke filluar me personelin shëndetësor”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se janë siguruar disa herë më shumë vaksina se një vit më parë.

“Bazuar edhe në rekomandimin e ekspertëve, ne ja kemi dalë të financojmë në kohë dhe të sigurojmë 368 mijë doza vaksinash, sasia e parë e të cilave ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet në qendrat shëndetësore, me qëllim vaksnimin e kategorive të riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, duke vijuar me mësuesit, edukatorët, duke vazhduar me të sëmurët kronikë, me ata mbi 65 vjeç, fëmijët”, tha Manastirliu.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico, theksoi se ka mbërritur sasia e parë në kohë edhe pse në situatë pandemie dhe do të vijohet me ardhjen e dozave të tjera, sipas planit.

“Këtë vit, përveçse shumëfishimit të numrit të vaksinave, duhet të mbajmë parasysh që në periudhën e pandemisë dhe globalisht, dërgesat vaksinale bëhen me porcione. Ne kemi marrë pjesën e parë dhe siç edhe e kemi gjykuar bazuar mbi ligjin e sëmundjeve infektive, fillojmë me punonjësit shëndetësor, të cilët siç e pamë edhe sot e kanë filluar vaksinimin”, tha Fico.

Përgjegjësja e Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini, tha se nga vaksinimi do të përfitojnë disa grupe risku dhe në këtë situatë të shkaktuar nga COVID19, vaksinimi do të jetë një masë parandaluese që këto grupe risku të mos infektohen nga virozat që qarkullojnë meqënëse qarkullojne paralelisht me COVID19.

Vaksina kundër gripit është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale katër herë më shumë se një vit më parë dhe do të vijë të kryhet pas personelit shëndetësor edhe për grupet e tjera të riskut, falas, pranë qendrave shëndetësore, sipas një kalendari të përcaktuar nga vetë strukturat e shëndetësisë. Do të jenë mjekët e familjes që do të thërrasin personat e riskuar për kryerjen e vaksinës, sipas parashikimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË GREQI/ Bllokohet trageti i parë post-Covid. Një dyzinë të infektuarish në bord
Previous article "DUA T'I JAP FUND KËSAJ ÇËSHTJEJE"/ Messi shtrin dorën e paqes: Kam bërë gabime, por doja të mirën e Barcelonës

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t Aktualitet

GJYQI NDAJ LAERT HAXHIUT/ Paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë Aktualitet

SHOKUESE NË DUKAT/ I riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT