Europol në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar të zhvilluar të organizuar në Europën Juglindore ka arrestuar 166 persona.
Të arrestuarit janë nga 34 shtete të ndryshme, mes të cilëve janë edhe shumë shqiptarë, ndërsa të arrrstuarit akuzohen për trafikim të armëve të zjarrit dhe drogës.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona për trafik të armëve, 73 për kontrabantë të emigrantëve të paligjshëm, 37 për trafik droge, 7 për trafik të armëve të paligjshme dhe trafik droge, 12 për dokumente të rreme, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të ndryshme ndërsa 19 të tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme që nuk lidhen me operacionin JAD.
Jari Liukku, shefi i Qendrës së Krimit të Organizuar të Europolit tha se kriminelët nga rajoni i Evropës Juglindore po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit.
“Kriminelët nga rajoni i Evropës Juglindore po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit. Europol është i përkushtuar të punojë ngushtë me këtë rajon dhe të mbështesë një qasje ndërkombëtare të koordinuar dhe mbështetëse reciproke për të luftuar krimin e rëndë dhe të organizuar. Ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit”, është shprehur ai.


