• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KONFLIKTI AZERBAJXHAN-ARMENI/ Turqia mohon se ka dërguar luftëtarë sirianë në Nagorno Karabak
Home
Nderkombetare

KONFLIKTI AZERBAJXHAN-ARMENI/ Turqia mohon se ka dërguar luftëtarë sirianë në Nagorno Karabak

29 September, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Turqia sot mohoi raportet se kishte dërguar luftëtarë sirianë për të ndihmuar aleatin e saj, Azerbajxhanin, për të luftuar forcat armene në rajonin e Nagorno-Karabakut, duke thënë se pohimet ishin pjesë e përpjekjeve të Armenisë për të krijuar “propagandë të errët” për Turqinë.

Të hënën, ambasadori armen në Rusi tha se Turqia kishte dërguar rreth 4.000 luftëtarë nga Siria veriore – e kontrolluar nga Turqia – në Azerbajxhan dhe se ata ishin të përfshirë në luftime.

Dy luftëtarë sirianë gjithashtu i thanë agjencisë Reuters se Ankaraja po dërgonte luftëtarë nga grupet rebele të Sirisë veriore për të mbështetur Azerbajxhanin.

Dhjetëra persona janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që kur përleshjet midis forcave azere dhe armene shpërthyen të dielën në luftimet më të ashpra që nga vitet 1990. Të martën, Armenia akuzoi Turqinë për rrëzimin e një aeroplani luftarak armen. Por, Ankaraja ka mohuar pretendimet.

“Pretendimi se Turqia rrëzoi një aeroplan lufte nuk është i vërtetë, kjo është një gënjeshtër. Siç është pretendimi se Turqia dërgoi xhihadistë atje”, tha Omer Çelik një zyrtar i partisë në pushtet të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Turqia ka premtuar mbështetje të plotë për Azerbajxhanin dhe ka akuzuar Armeninë për pushtimin e tokave azere në rajonin e Nagorno Karabakut, i cili ndodhet brenda Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë me mbështetjen e Jerevanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN NGA EKSPERTËT/ WhatsApp vjen me risi të reja, do bëhet si Snapchat (VIDEO)
Previous article MASAT PREJ KORONAVIRUSIT/ Ministria e Arsimit: Viti i ri akademik 2020-2021 fillon më 2 nëntor

Delo.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT