Mjekja gjinekologe Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Slloveninë”.
Kjo falë suksesit të saj në punë gjatë kohës së pandemisë, si profesioniste por edhe si njeri.
Ajo i bindi pacientët me qasjen e saj personale dhe dëshirën e sinqertë për t’i ndihmuar ata, jo vetëm si mjeke por edhe si njeri.
Ismaili ka lindur në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në shkollën Ismail Qemali, ku bëri dhe 2 vitet e para të gjimnazit.
Më pas ajo u transferua në shkollën e mesme të mjekësisë në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë. Pastaj ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Pasi disa ekperiencave të ndryshme ajo aktualisht punon në Novo Mesto të Sllovenisë.