Nje nga “lapsuset” e bera ne rrefimin e djeshem ne emisionin Opinion.
Berisha deklaroi se donte te merrte me vete gjate mitingut ne Bajram Curri ne qershor 1997, Fatmir Haklajn…
Jo doktor, nuk kishe asnje shans te merrje Fatmir Haklajn, sepse Fatmiri ate dite nuk ndodhej fare ne Tropoje. Ne te kundert historia e atij mitingu do te kishte qene tragjike.
Nje dite me pare, Fatmiri, kishte rene ne prite ne uren e Milotit, ndersa udhetonte drejt Tropojes me djalin e xhaxhait te tij, ndihmesgjyqtarin e gjykates Skrapar, Sokol Haklaj, me mikun e tij Agron Gjyriçi dhe me truprojen e Azem Hajdarit, Ibrahim Rustemi, oficer ne Garden e Republikes.
Gjate prites ne Milot, mbeten te vrare Sokol Haklaj dhe truproja i Azemit, Ibrahim Rustemi, ndersa Fatmiri dhe Agroni mbijetuan. Fatmir Haklaj nuk ndodhej ne Tropoje, sepse ishte duke transportuar kufomat e atentatit te Milotit.
Fatmir Haklaj mberriti ne Tropoje, pasi presidenti Berisha, ishte larguar…
Nga kaseta e publikuar ne emisionin Xhungel ne dhjetor 2007, degjohet qarte qe Berisha ka kerkuar te marre me vete nje nga vellezerit Haklaj, te cilin ne fakt eskorta qe e shoqeronte presidentin nuk mundi dot t’i afrohej.
Por nuk eshte Fatmiri Doktor, eshte Shkelqimi, i cili pikerisht per kete ngjarje, u vra 6 muaj me pas, ne priten e Qafe Luzhes, bashke me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, me 5 janar 1998….
Dhe pikerisht per te sqaruar se nuk kishte gisht ne vrasjen e Shkelqimit, Azemi, thirri ne zyren e tij, ne godinen e PD-se, me 2 shtator 1998, plakun e Haklajve, Muharremin.
Duke i kerkuar qe te bisedoje me djemte dhe ti ktheje pergjigje pas 10 ditesh, saktesisht me 12 shtator 1998, diten kur Fatmir Haklaj, e vrau bashke me truprojen e tij, Besim Çera, para selise se PD-se…
Kush e nisi serialin e vrasjeve ne Tropoje?!!!!Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke rregjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojen e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell nje tjeter rregjistrim kete radhe edhe me te rende. Behet fjale per mitingun e fundit elektoral te presidentit ende ne detyre, Sali Berisha, para banoreve te Tropojes, me 22 qershor 1997.Me qe jemi ne kohe rregjistrimesh dhe kur flitet per rregjistrime politikanesh apo shtetaresh te larte te implikuar ne krime shteterore. Sali Berisha eshte rregjistruar nga stafi i tij duke kerkuar te rrembehet me patjeter, me forcen e armeve vellai i vogel i familjes Haklaj, Shkelqim Haklaj. Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjeter me vete, "gjalle ose vdekur" Shkelqim Haklajn. Ai nuk mundi ta "merrte" dot me vete ate dite qershori Shkelqim Haklajn pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun. Por gjashte muaj me pas, me 5 janar 1998, Shkelqim Haklaj dhe Artur Demiri(Kunati i Fatmir Haklajt) u gjeten te masakruar ne automjetin e tyre ndersa ktheheshin nga qyteti i Krumes. Vrasesit, nje grup i madh personazh, qelluan drejt tyre me bresheri te tera armesh gjate nje prite te ngritur ne Qafen e Luzhes. Kjo ishte vrasja e pare pas 1997-es qe i vuri flaken Tropojes dhe nisi konfliktin e pergjakshem ku mbeten te vrare dhjetera djem dhe burra ne Malesine e Gjakoves. Asnje nga keto krime te pergjakshme, me mina te telekomanduara, snajpere dhe komando nuk eshte zbardhur kurre. Nxitesi, organizatori dhe perfituesi direkt i ketij bilanci tragjik te vraresh, kullash te djegura, madje deri dhe varresh te dhunuara ne Tropoje, ishte vetem nje emer.Nese prokuroria shqiptare, ka ndermend te zbardhe ndonjehere kush fshihet pas krimeve ne Tropoje, ja ku e ka nje prove te re nga ku duhet te nise zanafilla e hetimeve per serialin e pergjakshem.Pjesa me poshte, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta eshte shkeputur nga emisioni Xhungel, "Dosja Tropoja", pjesa e katert, transmetuar per here te pare ne 3 dhjetor 2007
Gepostet von Artan Hoxha am Dienstag, 27. Februar 2018