• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Çfarë ndodh kur nis Viti i Ri të hënën: Këto mistere nuk i paskemi ditur!
Home
Jetë

Çfarë ndodh kur nis Viti i Ri të hënën: Këto mistere nuk i paskemi ditur!

1 January, 2018 F.autor Jetë

Sipas legjendës, Julius Cezari mendonte se do të ishte e përshtatshme që janari, muaji i adhurimit të Janusit, të ishte muaji i parë i vitit dhe kur krijoi kalendarin Julian, e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit (kjo përkoi më vonë edhe me vitin kalendarik – i krijuar në përputhje me vitin konsullor (konsullatat nisnin punën atë ditë).
Për Cezarin, kalendari Julian ishte një mjet politik. Ndërsa ushtritë romake pushtuan toka të reja, Perandoria shpesh u dha subjekteve të saj të reja liri në mbajtjen e zakoneve të caktuara fetare dhe sociale, transmeton revista class. Pasi kalendari u krijua, u përdor në çdo cep të Perandorisë, jo vetëm për qëndrueshmëri, por sidomos për t’u kujtuar qytetarëve autoritetin romak dhe fuqinë e Cezarit.

Pas rënies së Romës dhe krishterimit të përhapur tashmë në të gjithë Evropën, festa e Vitit të Ri u kthye në pagane, kështu që dita e parë e vitit u zhvendos në një datë tjetër më të përshtatshme për të krishterët. Disa vende filluan vitin më 25 mars, ditën kur të krishterët përkujtonin shtatzëninë e Shën Marisë. Vende të tjera përdorën Krishtlindjet, më 25 dhjetor, ndërsa të tjerë përdorën të dielën e Pashkëve, pa marrë parasysh se me cilën datë përkonte ajo.

Ndryshimi i datës

Kaosi kalendarik funksionoi për një kohë, por një papë i dha fund konfuzitetit gjatë Mesjetës. Një gabim në kalendarin e Cezarit bëri që viti Julian të binte ndesh me vitin diellor. Deri në vitin 1582, ndryshimi kishte shkuar deri në 10 ditë. Gjatë viteve, ekuinoksi i Pranverës (bashkë me të edhe Pashkët) shkonte përpara dhe Papa Gregori XIII ishte lodhur duke vendosur çdo vit kur do të ishte festa. Gregori krijoi një kalendar të ri, i cili njihte një ditë të vetme si të brishtë çdo katër vjet për ta mbajtur vitin në vijë të drejtë. Ai gjithashtu rivendosi 1 janarin si ditën e parë të vitit.

Po pse nuk është i zakonshëm viti që nis të hënën?

Vitet që nisin të hënën janë të rrallë. Viti që nis të hënën, si 2018, është nuk është vit i brishtë (ka 365 ditë).

Viti që nis të hënën përfundon të hënën, më 31 dhjetor (e hënë).

Sipas kalendarit gregorian, viti i fundit që ka nisur të hënën ishte viti 2007 dhe viti i ardhshëm do të jetë 2029.

Çdo vit që nis të dielën, të hënën ose të martën, ka dy të premte me datë 13, prill dhe korrik.

Vitet e brishta që nisin të dielën e kanë gjithashtu këtë karakteristikë, por kanë edhe një të premte në janar.

Muaji janar dhe muaji tetor i këtij viti kanë 5 të hëna, 5 të marta dhe 5 të mërkura, pikërisht sepse nisin ditë të hëne dhe kanë 31 ditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Lëvizjet për festa, fluks i madh hyrje-daljesh në kufi
Previous article Kinezët e Interit premtojnë zurpriza: Do ndërhyjmë aty ku kemi nevojë

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT