• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Mbi 1 mln të vdekur në botë. India i afrohet SHBA, kalon 6 mln të infektuar
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Mbi 1 mln të vdekur në botë. India i afrohet SHBA, kalon 6 mln të infektuar

28 September, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i rasteve me Covid-19 në gjithë botën vazhdon të rritet, ku shifra në total ka shkuar në 33,328,833. Ndërsa, kanë ndërruar jetë 1,002,670 njerëz. NJë lajm i mirë edhe për ata që e kanë mposhtur virusin duke e cuar numrin në 24,647,700 persona.

Shtetet e Bashkura kanë numrin më të lartë të infeksioneve, me 7.1 milionë njerëz të infektuar që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 209,453 persona.

India, renditet e dyta me numrin më të lartë të rasteve në të gjithë botën, por ekziston mundësia që të tejkalojë SHBA-në, pasi rastet e reja të infektimit aty po rriten më shpejt se kudo tjetër. Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë regjistruar mbi 1,354 njerëz të infektuar, duke e çuar shifrën në total 6,074,702 persona. Ndërkohë numri në total i vdekjeve është 95,574 njerëz, raporton worldometers.

Meksika është një nga vendet që ka pasur një rritje të rasteve të infektimeve, ku gjatë 24 orëve të fundit ka shënuar mbi 3,886 raste të reja infeksioni duke e çuar shifrën në total 730,317 njerëz, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 187 persona dhe numri në total ka shkuar 76,430 persona.

Gjithashtu, në Spanjë javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve të infektimit, duke regjistruar në total 35,198 persona të infektuar. Më shumë se një e treta e infeksioneve janë në kryeqytet, Madrid, ku autoritet kanë vendosur kufizime të reja në tetë zona. Nga dita e sotme, aty njerëzit nuk do t’u lejohet të largohen nga zona e tyre, përveç atyre që duhet të shkojnë në shkollë ose në punë, ndërsa parqet publike do të mbyllen dhe orari i punës do të kufizohet.

Ndërkohë, Evropa po përballet me një valë të re infeksionesh të Covid-19, ku disa vende po kthejnë kufizimet ndaj popullsisë dhe bizneseve. Në Francë, kreu i Këshillit Kombëtar të Urdhërit të Mjekëve ka thënë se “një valë e dytë infeksionesh me Covid-19 po mbërrin më shpejt sesa ishte menduar”. Të shtunën, në Franca janë regjistruar më shumë se 14,000 infeksione të reja. Ndërsa, në Holandë, Kryeministri Make Rutte e quajti valën e re të infeksioneve që kanë përfshirë vendin e tij “shumë shqetësuese”. Ai tha se kjo gjë mund të çojë në marrjen e masave kufizuese shtesë.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BËHET NOSTALGJIKE/ Fjoralba Pionari poston FOTON me të ëmën kur ka qënë e vogël dhe duken si dy pika uji
Previous article HAPJA E LISTAVE/ Gjiknuri: Ndryshimet kushtetuese, pa prekur marrëveshjen e 5 qershorit. Ja si do funksionojnë...

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT