• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROPOZIMET E FUNDIT PËT TË TALLUR ARQILETË OSE…”/ Gjoni: 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur për të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008
Home
Politikë

“PROPOZIMET E FUNDIT PËT TË TALLUR ARQILETË OSE…”/ Gjoni: 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur për të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008

28 September, 2020 s.autor Politikë

Deputeti i opozitës Ralf Gjoni u shpreh se 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008.

Më tej ai ka shprehur pakënaqësitë se përse propozimi i tij që është bërë që në muajin janar nuk është diskutuar në Komisionin e ngritur për Reformën Zgjedhore, Zhgënjimin e ka me Rudina Hajdarin dhe Damian Gjiknurin, si dy bashkëkryetar të këtij komisioni.

Sipas, Gjonit kjo është bërë me qëllim që të merret parasysh vetëm ajo që do të jetë në Këshillin politik  ku do të vendosin vetë për fatin e tyre partitë e mëdha.

“Unë kam një mesazh për Hadarin dhe Gjiknurin, besoj se kanë një përgjigje të përbashkët pse nisma e deputetit nuk u trajtua të paktën një herë të vetme për t’u diskutuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Kjo tregon që ka ndoshta që ka një qëllim nga forcat e mëdha për të diskutuar vetëm ato të Këshillit Politik, për marrëveshjen e 5 qershorit që nuk bën gjë tjetër veçse ruan sistemin e vjetër. Jam shumë i zhgënjyer nga Hajdari dhe Gjiknuri, pavarësisht miqësive. S’duhet të kalonte fët e fët, por të diskutohej në Komision.

Sistem proporcional kombëtar me lista partiake të hapura, votuesit të zgjedhë deri në 5 kandidat, barazia të rritet ë Kuvend dhe propozohet krijimi i një zone zgjedhore duke shkrirë 12 qarqet në një zonë zgjedhore për ta kthyer sistemin në atë kombëtar. Synohet ndryshimi i financimit të fushatave zgjedhore dhe marrja e masave për vjedhjen e votës.

Ky propozim si i Murrizit dhe i të tjerëve lidhet dhe me element të sigurisë kombëtare. Jemi si “Game Of Thrones”, “Lufta e fronteve”, Jemi përballë një dimri të acart e komike, politik, shoqëror për shkak të COVID-it.

Në SHBA qytetarët po armatosen për zgjedhjet. Duhet kuptuar pse 3 partitë e mëdha kanë bërë çfarë është e mundur të të bllokuar zhbërjen e masakrës së 2008.

Se ju keni hall se dimri do iu prek të tjerëve, inati popullor i njerëzve do jetë i frikshëm dhe ju do përballeni dhe me popullin ndaj hallin e keni të përbashkët dhe masat po i merrni bashkë që askush të mos reagojë në mënyrë të dhunshme ndaj zullumeve tuaja. Prandaj keni refuzuar që ky propozim të trajtohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Propozimet e fundit me tallë Arqilenë dhe Xhamilet.

Më kujton filmat e Rackapurit me vallet me gajde e me fyell në unison të plotë dhe sot ju jeni në unison me ata që janë jashtë.

Mos e ktheni Kodin Zgjedhor në Kushtetutën e vjetër që e ndryshuam në korrik, nuk bëhet fjalë për fatet individuale, por të mendojmë për fatet e këtij vendi, Do ju lutesha nëse ka mundësi, që propozimet tona në amendament, por edhe elementët e tjerë që unë kam propozuar, iu inkurajoj që ta merrni parasysh.”, tha Gjoni

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDODHI NJË TËRMET POLITIK"/ Gjiknuri i bën listën opozitës: Basha i pari në Tiranë, Monika e 2-ta, i treti... Zoti Murrizi s’të kap dot, ke devijim të veçantë humori
Previous article "I QESHUR ME TË GJITHË..."/ Miqtë shprehin dhimbjen e madhe për vdekjen e 10-vjeçarit shqiptar në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT