• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mos i fryni më atyre pipëzave të ndarjes Jug-Veri, o “trima” të opozitës!
Home
Ekskluzive

Mos i fryni më atyre pipëzave të ndarjes Jug-Veri, o “trima” të opozitës!

27 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Njerëzit e opozitës ndërkohë që pretendojnë të vijnë në pushtet për të qeverisur Shqipërinë, i kanë fryrë edhe një herë publikisht, pipëzave të një teze të rrezikishme; asaj të ndarjes jug- veri të vendit. Përveç të tjerash kjo është një tezë që i ka kushtuar shumë të djathtës shqiptare, si politikisht ashtu edhe elektoralisht, në këto 23 vitet e fundit. Ndaj thjeshtë duhet shmangur.

Duke ndjekur fazën e procesit të brendshëm në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se “ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar”.

Në këtë rast nuk ka rëndësi për të bërë një bilanc konkret sesa ka investuar qeveria socialiste në 7-8 vitet e fundit për Rilindjen Urbane në qarqet e Fierit, Korçës, Beratit, Vlorës apo Gjirokastrës. Në projektin e 100 fshatrave, për ujësjellësa, infrastrukturën rrugore, turizëm e të tjera me radhë. Aq më pak ka rëndësi serioziteti i kësaj deklarate, e thënë në krah të Dash Alikos, ish Kryetarit të Komunës së Lazaratit të famshëm të drogës së periudhës së qeverisjes së PD!

E rëndësishme është që të kuptohet se politikisht, kjo tezë e ushqye gjatë protestave popullore antifajde të vitit 1997, sot është e mira për të gjithë ne që ajo të harrohet. Presidenti i atëhershmëm Sali Berisha u përpoq të shpëtonte nga rrëzimi prej pushtetit, përmes strategjisë së kundërvënies ndaj jugut të vendit, nëpërmjet njerëzve të armatosur jashtë strukturave shtetërore, të rekrutuar më së shumti në veri. Dhuna ua errësoi aq shumë arsyen atë vit të mbrapshtë, sa shkuan deri atje që të flisnin hapur për një ndarje jug-veri, tezë kjo e gjithë armiqve historikë të Shqipërisë.

Kjo bëri që Partia Demokratike ta ketë patur gjithmonë të vështirë, mbështetjen politike dhe elektorale në jug, përgjatë këtyre viteve. E atëherë kur gjërat po reklasoheshin, sepse koha i shëron plagët, hidhen sërisht në publik teza për “diskriminimin e Jugut”, “të Shqipërisë së Mesme” apo “të Veriut”?! Mbështetësit historikë dhe votuesit tradicionalë e besnikë të Partisë Demokratike, nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë, të ndarë sipas kësaj optike. Ndaj edhe liderët e tyre duhet ta shmangin nga diskursi publik një qasje të tillë.

Përveçse një tezë kundërproduktive nga ana politike dhe elektorale, ajo është e rrezikshme edhe nga ana kombëtare. Ndërkohë që po kërkojmë integrimin e shqiptarëve në Ballkan dhe të Shqipërisë në BE, është thjeshtë e prapranueshme që “trimat” e opozitës apo të kujtdo krahu tjetër politik në Shqipëri, ti fryjnë pipëzave të ndarjes jug- veri.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester City-Leicester. Rezultati 2-5
Previous article DEBATI I FORTË LIVE/ Kërcënon kushëriri: Ta tregoj unë kur të dalim nga këtu (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë Aktualitet

PROTESTA/ Studentët nisin marshimin nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Policia udhëzon Komisariatet: Numra identifikimi për efektivët, mbrojtje për të miturit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT