• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOSOVË/ Rikthehet mësimi online në një shkollë të Prishtinë, katër mësues dalin pozitivë me koronavirus
Home
Rajon

KOSOVË/ Rikthehet mësimi online në një shkollë të Prishtinë, katër mësues dalin pozitivë me koronavirus

27 September, 2020 s.autor Rajon

Nxënësit në shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë, do të vazhdojnë mësimin në distancë, apo në formën online, pasi katër arsimtarë të këtij institucioni arsimor, kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri.

Kështu bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se, në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), mësimi me prezencë fizike të nxënësve në shkollën “Faik Konica” do të ndërpritet për dy javë.

“Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitivë me COVID-19”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Më herët gjatë këtij muaji, në shkollën fillore “Mustafë Venhari” në Komunën e Vushtrrisë, tetë nxënës nën moshën 10 vjeç dhe tetë mësimdhënës, rezultuan pozitivë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Pas kësaj, institucionet rekomanduan që mësimi në këtë shkollë të kalojë në mësim në distancë.

Ministria e Arsimit ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë.

Viti i ri shkollor në institucionet para-universitare në Kosovë, ka filluar më 14 shtator, me prezencë fizike të nxënësve në shkolla, por duke respektuar rekomandimet për mbrojtjen nga pandemia e koronavirusit: mbajtjen e maskës, distancës dhe higjienën personale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASHA PËRJASHTON NGA GARA LEFTER MALIQIN/ Nesër votojnë demokratët e qarkut të Beratit, PD publikon listën me 26 kandidatët...
Previous article "800 MILIARDË DOLLARË JANË FSHEHUR NË BANKAT E HUAJA"/ Zbulohen detaje mbi rrjedhjen e parave të fshehura në Rusinë e Putin

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT