Ulja e temeperaturave në mënyrë të beftë ka sjellë përveç stuhive dhe shirave edhe reshjet e para të dëborës në rajonin e Ballkanit.
Megjithëse sipas kalendarit nuk është koha e dimrit, kanë rënë reshje bore në Austri, Itali, si dhe Bosnjë- Hercegovinë. Reshjet e borës pritet të vien edhe në Slloveni dhe Kroaci.
Në rrjete sociale janë postuar mjaft fotografi dhe video që tregojnë se si duket idili i dimrit në shtator.
Sipas mediave rajonale, temperaturat e ulëta kanë prekur Slloveninë dhe Kroacinë.
Dit is op 1500m. vanuit de gondel. #Mittelberg pic.twitter.com/1Icb0jpYyE
— Hans ter braak (@hansterbraak) September 26, 2020
Dëbora ka rënë nëë Bosnjë dhe Hercegovinë, përkatësisht në malin Bjelasica, ku temperaturat arritën zero gradë, të matura në orët e para të këtij mëngjesi.
Në Slloveni, gjithashtu, pritet që bora të bjerë në një lartësi prej mbi 1,500 metrave, njoftoi Tanjug, duke ju referuar institutit metereologjik të Serbisë.
Stuhia, e ndjekur nga reshjet e mëdha të shiut, goditi Malin e Zi dhe Kroacinë. Qytetet e Kotorit dhe Tivatit janë nën ujë.



