• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONTROLLE NGA POLICIA RRUGORE/ Arrestohen 5 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit, pezullohen 42 leje drejtimi në 24 orët e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

KONTROLLE NGA POLICIA RRUGORE/ Arrestohen 5 shoferë për shkelje të rregullave të qarkullimit, pezullohen 42 leje drejtimi në 24 orët e fundit

25 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore njofton se në 24 orët e fundit ka arrestuar 5 shoferë, nën akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Disa prej tyre nuk kanë pasur leje drejtimi, ndërsa dy të tjerë kanë aksidentuar këmbësorët. Po ashtu, Policia Rrugore ka pezulluar 42 leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Rrugore:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në kuadër të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

T., 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga këto 28 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Janë vendosur 64 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 110 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 7 për shkelje të semaforit, 33 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 187 për parkime të gabuara.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasve: A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale V. M ., 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore; E. D., 32 vjeç, pasi në bulevardi “Zhan Dark”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. D., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKADEMIA DIPLOMATIKE KOMBËTARE/ Cakaj: I hapur edhe për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi e Serbisë
Previous article TAKIM ME ASAMBLENË SOCIALISTE NË GRAMSH/ Balla: Opozita Meta-Basha që kërkon alibi për humbjen e radhës, shan e shpif nga mëngjesi në darkë

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër Aktualitet

SHQIPËRIA NË "LUFTË" ME FLAKËT/ 5 vatra aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

VIDEOLAJM/ Pas thuajse 30 vitesh në arrati, mbërrin në aeroportin e Rinasit Sokol Hoxha! Aktualitet

VIDEOLAJM/ Pas thuajse 30 vitesh në arrati, mbërrin në aeroportin e Rinasit Sokol Hoxha!

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT