Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka regjur për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes LSI-PD dhe PS.
Përmes një statusi në twitter Kim shkruan se çdo propozim përtej marrëveshjes së 5 qershorit duhet të jetë në mirëbesim.
“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj.
Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim.
Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter


