• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E COVID-19/ Pipero zbulon skenarin që mund të çojë në mbylljen e shkollave: Vetëm në rast se numri…
Home
Sociale

SITUATA E COVID-19/ Pipero zbulon skenarin që mund të çojë në mbylljen e shkollave: Vetëm në rast se numri…

23 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje direkte në A2, tregoi rrethanat e vetme që mund të çojnë në një rimbyllje të shkollave.

“Që të flasim për shkollat jemi akoma herët dhe duhet të presim se çfarë do të ndodhë. Nëse respektohen protokollet, shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura dhe mësimi do të vijojë normalisht. Shkolla mund të mbyllet vetëm nëse mësimi pamundësohet nga numri i pakët i nxënësve apo personeli pedagogjik”, tha Pipero.

Sipas tij, koha tregoi se mbyllja nuk është zgjidhje: “Këto 6 muaj pandemie treguan se mbyllja nuk ishte zgjidhje, por zgjedhje e detyruar për të përballuar fillimin e krizës. Tani që kemi kapacitetet dhe njohuritë, çdo veprim në drejtim të mbylljes është i gabuar për mua”.

Kur u pyet se kush do të jenë të parët që do të vaksinohen kur në vendin tonë të mbërrijë vaksina kundër Covid-19, Pipero tha: “Do të vaksinohen së pari grupmoshat më të rrezikuara dhe profesionet më të ekspozuara, si mjekësia, policia dhe gazetarët. Të presim vendimet e Komitetit të Ekspertëve”.

Në fund, Pipero theksoi se “ende nuk e kemi mundur virusin sepse beteja vazhdon”.

“Jemi optimistë. Jemi në hapat e fundit të vaksinës, ka lajme të mira nga medikamentet dhe po fitojmë terren ndaj Covid-19”, u shpreh Pëllumb Pipero.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MACRON DHE ERDOGAN "ULIN SHPATAT"/ Çfarë ndodhi në bisedën rreth 1 orë mes dy liderëve
Previous article KORONAVIRUSI/ Vaksinimi i gjithë botës kundër COVID-19 nuk do të ndodhë deri në vitin 2024

s.autor

Postime të ngjashme

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI Aktualitet

SI HYRI ERMAL BEQIRI NË BOTËN E BIZNESIT/ Nga analiza e videos Meta-Prifti, pasuritë luksoze dhe tenderat nga AKSHI

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal Aktualitet

KALLËZIMI NË ITALI NDAJ ALTIN DUMANIT/ Reagon SPAK: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit nga një procedim penal

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj Aktualitet

ALARM KIBERNETIK NË SHQIPËRI/ Mbi 14.6 milionë tentativa sulmesh në vetëm gjashtë muaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT