• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI NË MOMENT TË RREZIKSHËM”/ Kryeministri britanik flet për kufizimet e reja të COVID-19. Ja çfarë pritet
Home
Nderkombetare

“JEMI NË MOMENT TË RREZIKSHËM”/ Kryeministri britanik flet për kufizimet e reja të COVID-19. Ja çfarë pritet

22 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Mbretëria e Bashkuar ka arritur “një pikë kthese të rrezikshme”, tha kryeministri Boris Johnson, derisa shpalosi një sërë kufizimesh të reja kundër koronavirusit në Angli, të cilat mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

Me rregullat e reja, punonjësit e dyqaneve do të duhet të veshin maska, ndërsa dasmat do të kufizohen në një maksimum prej 15 njerëzish.

Gjobat për moszbatimin e ligjeve për tubime dhe maska do të jenë 200 funta për shkeljen e parë.

Johnson paralajmëroi se mund të ketë edhe “kufizime dukshëm më të mëdha” nëse është e nevojshme.

Ai tha se pas takimit që ka zhvilluar të martën me udhëheqësit e Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore, “hapa të ngjashëm” do të merren në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

“E kemi ditur gjithmonë se, edhe pse mund ta kemi shtyrë virusin të tërhiqet, perspektiva e një vale të dytë është reale. Më vjen keq ta them që – sikurse në Spanjë, Francë dhe shumë vende të tjera – ne kemi arritur në një pikë kthese të rrezikshme”, tha Johnson.

Johnson po ashtu i tha Parlamentit britanik se do t’i sigurojë policisë dhe autoriteteve lokale fonde shtesë për të zbatuar rregulloret.

Johnson tha se rregullat e reja “janë gjykuar me kujdes”, për të arritur uljen maksimale të numrit R – i cili mat shpejtësinë me të cilën përhapet virusi – dhe për të mos shkaktuar dëme të mëdha në jetët e njerëzve.

Ai tha se kjo nuk është “në asnjë mënyrë kthim në izolimin e plotë të marsit”.

Bizneset, shkollat, kolegjet dhe universitetet do të mbeten të hapura.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar në total mbi 401,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe mbi 41,000 viktima.

Numri i rasteve të reja ka qenë në rritje në javët e fundit, ashtu si edhe gjetkë në Evropë. Rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË ITALI/ Italia regjistron 14 të vdekur në 24 orët e fundit, të infektuarit kalojnë shifrën e 300 mijëve
Previous article MOTI/ Përgatituni për “të papriturën”, ja çfarë ndodh me temperaturat nesër

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT