• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA/ Ndër 20 vendet në rang botëror me numrin më të madh të digave
Home
Ne sytë e të huajve

SHQIPËRIA/ Ndër 20 vendet në rang botëror me numrin më të madh të digave

22 September, 2020 F.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot kryetarin dhe anëtarët e rinj të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha dhe anëtarët e Këshillit Teknik të Përhershëm të Digave.

Ndërsa theksoi fokusin tek siguria e digave, Balluku vuri në dukje se të gjithë njerëzit që u janë bashkuar këtyre ekipeve kanë një përvojë të gjatë deri në 45-vjeçare në këtë fushë.

Ministrja Balluku vuri në dukje se Shqipëria është ndër 20 vendet e listuara në rang botëror me numrin më të madh të digave. Vetëm në Tiranë, tha ajo, ka 40 diga.

Balluku tha se përveç digave të Kaskadës së Drinit apo HEC-et koncesionare të Moglicës, e gjithë pjesa tjetër e digave menaxhohet nga pushteti vendor, që nuk e ka ekspertizën për atë që flasim.

Detyra juaj, tha ajo, është mbështetja e pushtetit vendor për të mbuluar këtë përgjegjësi që kanë marrë.

“Digat janë pasuri e madhe që duhet të kthehen në eficencë, por konstatoj sot se burimet njerëzore që Republika e Shqipërisë ka, janë pasuria më e madhe që ne kemi. Asnjë gjë nuk bëhet dot eficente pa pasur eksperiencën e duhur, kuadro dhe stafe që kanë dëshirë të kontribuojnë”, tha ajo, ndërsa theksoi se këta ekspertë të zgjedhur sot janë garancia kryesore për mbarëvajtjen e këtij procesi kaq të rëndësishëm.

Balluku theksoi se shumë zona urbane pranë digave, ka tendencë për t’u kthyer në zona turistike, si në rastin e Komanit. “Ne na rritet përgjegjësia e kërkesa për të qenë sa më skrupuloz në skanimin e situatës aktuale për të krijuar një mirëmbajtje që duhet të bëhet në mënyrë lineare gjatë gjithë kohës.

Kryetari i Komitetit të Digave, Arjan Jovani, vuri në dukje se në vendin tonë ka në total 650 diga, nga të cilat 362 diga të mëdha me lartësi mbi 15 m. Diga e parë e ndërtuar në Shqipëri është ajo e Ulzës në 1957 dhe ka vazhduar ndërtimi me kulminacion deri në vitet ’90.

Ai tha se “90% e digave janë në sektorin e bujqësisë, por janë edhe ato të hidroenergjisë që kanë vazhduar të ndërtohen edhe pas ’90-s”.

“Sot kemi shumë pak diga të reja 5 ose 6. Shumica janë mbi 30-40 vjeçare gjë që kërkon mirëmbajtje dhe monitorim të këtyre digave. Detyra kryesore e Komitetit të Digave është ushtrimi i kontrollit të shtetit për sigurinë e tyre, meqë digat janë nën administrimin e pushtetit lokal, privatëve, Ministrisë së Bujqësisë (7 diga) dhe KESH-it 5 diga. Shteti monitoron shfrytëzimin brenda rregullave të këtyre digave”, tha ai.

Problematikë kryesore, sipas tij, “është mosha e madhe e digave ekzistuese, rritja e popullsisë në zonat poshtë digave që janë në rrezik dhe duhet patjetër të merren masat, ndryshimet klimaterike që kanë krijuar situata të ndryshme hidrologjike, si dhe mungesa e ekspertëve të pushteteve lokale. Po ashtu, një tjetër problematikë është kërkesa për ndërtimin e digave të reja në zona të rrezikshme gjeologjike”, tha ai, duke renditur disa nga sfidat kryesore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QENI JE TI KËTU... O BUBI..."/ Ashpërsohen dhe nxehen “gjakrat” në "Përputhen"
Previous article "ËSHTË MIRË QË ÇDO GJË..."/ Dosje të reja “misterioze” për drejtuesit e UÇK-së

F.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT