• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
LIBRI PËR TË BIRIN/ Rrëfimi i ndjerë i shkrimtares Flutura Açka: Ka qenë një terr i madh dhe jam përpjekur të eci për…
Home
Libri

LIBRI PËR TË BIRIN/ Rrëfimi i ndjerë i shkrimtares Flutura Açka: Ka qenë një terr i madh dhe jam përpjekur të eci për…

22 September, 2020 F.autor Kulturë, Libri

Dy vite pas humbjes së djalit të vetëm, shkrimtarja e njohur Flutura Açka shkruan librin më të vështirë te jetës së saj. Ai është një rekuiem, një autofiksion qe rrëfen raportin me fëmijën e mahnitshëm që jetoi pak por e shijoi boten ne plotësinë e saj.

“Biri’ është një libër qe nuk munda ta shmangia. U përpoqa shumë por nuk arrita ta shmangia. Nuk arrija të punoja dot me asgjë tjetër. Humbjet e kësaj natyre, Janë humbje ku e ke të vështirë të orientohesh, është një hon nga ku nuk do të dalësh”, thotë Açka. Ajo e sheh atë edhe si një udhëtim në kërkim të dritës. “Ka qenë një udhëtim shumë i vështirë. Ka qenë një terr i madh dhe jam përpjekur të ec për të gjetur dritën”, thotë shkrimtarja.

Ndonëse përbën një hulumtim të zisë së një nëne, ai mbetet krejt larg prej Ajkunes që qan Omerin. Për Açkën Libri “Biri” është krejt tjetër.

“Biri” është një libër për dashurinë, për dashurinë përmes humbjes. Ti e kupton atë ditë çfarë frakture i ka ndodhur dashurisë tënde me të madhe. Ka qenë një udhëtim me mijëra pyetje. Përse unë? Im bir më thoshte: ‘përse jo unë?’ Sepse në jetë ne jemi të barabartë si në dramë edhe në gëzime. Nuk jemi dot të përjashtuar. Unë e respektoj tim bir, jo vetëm si bir, por edhe si qenie”. Faqe pas faqeje libri rrëfen udhëtimet e bisedat, shakatë e mbamendjet, si mënyrë për te ruajtur fort, secilin kujtim, me fanatizmin e atij qe i ka te shtrenjta. Biri, Gega ose Mr.J, shperfaqet i plote dhe kaq i gjalle ne bisedat me nenen, Flutneshen e tij.

“Kam rrëmuar shumë nëpër kujtime për të mundur të ruajtur çdo gjë prej tij. Kam rremuar dhe kam gjetur se është shumë i ngjashëm me mua. Duke rrëmuar, unë gjeta te biri, miniaturën time, ai ishte plazma ime dhe kjo është mbase humbja më e madhe. Ai më mësoi të jetoja pa të, të pranoj humbjen e tij, më mësoi te vazhdoja, madje më urdhëroi të vazhdoja sepse më tha që ‘ti je shkrimtare, duhet të vazhdosh, fatet tona janë të ndara”. Ne kopertinë është portreti i tij i mbrame, ndërsa ne brendi dëshmia e një nënë që rrëfen dashurinë dhe dritën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËSOI INFARKT/ Ndërron jetë 50-vjeçari që tërhoqi zvarrë qenin
Previous article PREMTIMI DO MBAHET/ Rama: Shtëpitë dhe shkollat do rindërtohen brenda vitit

F.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT