Porositësi i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan, Erion Alibej është lënë në arrest me burg pa afat.
Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, tekas ka dyshime të forta se pikërisht ky person i arrestuar gjatë operacionit ”Shkumbini” ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës.
Policia e cilëson Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.


