• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PREMIERA E FILMIT “LIQENI IM”/ Gjergj Xhuvani “mbledh” publikun në amfiteatër me veprën e fundit
Home
Kulturë

PREMIERA E FILMIT “LIQENI IM”/ Gjergj Xhuvani “mbledh” publikun në amfiteatër me veprën e fundit

20 September, 2020 s.autor Kulturë

Si rrallëherë, në këtë kohë pandemie publiku i kinemasë kishte zgjedhur për të frekuentuar mbremjen e djeshme Amfiteatrin e Liqenit. Për herë të parë, filmi “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit u shfaq premierë rajonale në Tiranë.

Organizatori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, Agron Domi, rrëfen se ky realizim kinematografik vjen si një homazh në këtë edicion të 18-të për regjisorin e ndjerë, që u shua në moshën 56-vjeçare nga jeta një vit më parë. Ngjarjet në film zhvillohen në Liqenin e Prespës.

Kristo është vetëm 14 vjeç. Tema e esses, për të cilën duhet të shkruajë është “Liqeni im”. Inteligjent dhe i mprehtë, fjalët që ai zgjedh të shkruajë janë: “Liqeni mund të të ofrojë gjithçka, nëse di të kërkosh”. Jeta e tij në fshat, në bregun e Prespës, aty ku ndahen kufijtë e 3-vendeve ballkanike- Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë merr tjetër rrjedh.

Kristo kthehet në një transportues marjuanë me varkën e tij dhe përshkon ujërat e liqenit duke transportuar pakot e drogës nga Shqipëria në pjesën maqedonase.

Ngjarja nis dhe përfundon me Kriston, duke shkruar essen për liqenin, qe sipas Kristos liqeni u jep atyre që dinë të kërkojnë.

Në filmin “Liqeqni Im” me skenar dhe regji të Xhuvanit, luajnë aktorët: Ariton Pollozhani, Tristan Halilaj, Elia Zaharia Zogu, Julinda Emiri, Luiza Xhuvani, Birçe Hasko, Mariana Deti.

Deri në datë 25 shtator TIFF do të prezantojë 108 filma deri në datë 25 shtator në Amfiteatrin e Liqenit dhe do mbyllet me “Willow” të Milcho Manchevski-t.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E GJYKATËSES NË SHBA/ Tensione Trump-Biden për pasuesen e saj
Previous article TËRMET I FUQISHËM NË KALIFORNIA/ Bebe Rexha ngrihet e shokuar: Jam duke u dridhur ende... (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT