• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET OPOZITËS/ Gjiknuri: Nuk pranojmë asistencë nga ODIHR, kur kemi votat
Home
Politikë

I PËRGJIGJET OPOZITËS/ Gjiknuri: Nuk pranojmë asistencë nga ODIHR, kur kemi votat

19 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, sqaroi në një lidhje me “Skype” për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, se pse PS nuk pranon kërkesën e opozitës së bashkuar për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR për çështjet që nuk gjendet dakordësi.

Gjiknuri tha se te ODIHR nuk shkohet me debate, por me projekte konkrete, sepse sipas tij, ODIHR nuk mund të japë opinion për ndryshimet kushtetuese që kanë hyrë në fuqi. Ndërsa lidhur me faktin nëse mazhoranca i ka apo jo votat në Parlament, Gjiknuri theksoi se nëse nuk PS nuk i bën 84 vota, do të lobojë me parti, që kanë mandate në Parlament.

Pyetje: Marrëveshja e 14 janarit, që e keni firmosur edhe ju, thotë se për elementet që palët nuk gjejnë konsensus, do të kërkohet asistenca e ODIHR. Kur nuk ka konsensus mes palëve, pse refuzoni t’i drejtoheni ODIHR?
Gjiknuri: Te ODIHR nuk shkohet me debate, por me projekte konkrete. Prandaj themi se nëse drafti jonë ka propozime ekstra dhe mund të kemi debat, mund të marrim dhe ndonjë ekspert. Megjithatë ODIHR nuk jep opinione përtej rekomandimeve, nuk shkruan ligje, sepse është ODIHR që do t’i monitorojë, si dhe nuk mund të japë opinion për ndryshimet kushtetuese që kanë hyrë në fuqi. Ne mirëpresim që debati të zhvillohet në çështje konkrete.

Pyetje: Si do ta bindnit ju opozitën?
Gjiknuri: Ne ja kemi bërë një favor opozitës. Këshilli Politik është një organ konsultimi me opozitën, pasi ata nuk janë në Parlament. Parlamenti i ka votat për ta shtyrë përpara këtë nismë. Nëse nuk i kemi 84 vota, do bëjmë kompromis me parti, të cilat kanë mandate në Parlament.

Pyetje: Do të loboni me deputetë të caktuar?
Gjiknuri: Do diskutojmë, siç kemi bërë me çdo ligj, kur nuk kemi votat e nevojshme, lobojmë. Është proces normal ligjor. Ajo që thuhet se mazhoranca po i ndryshon rregullat në mënyrë të njëanshme, nuk qëndron. Nëse opozita hoqi dorë nga institucionet, duhet të paguajë kostot e saj.

Pyetje: Ata janë shprehur për lista të hapura 100%, a ka shanse që kjo nismë të dështojë?
Gjiknuri: Propozimi ynë i jep të drejtë elektoratit shqiptar të zgjedhë çdo kandidat në listën e partive. Nuk e di, mbase mund të ketë pikëpamje të ndryshme për hapjen 100%, kjo duhet diskutuar me projekte konkrete. Por, varianti që kemi propozuar, është më i miri. E rëndësishme është që nuk kemi nevojë të ndryshojmë Kushtetutën.

Pyetje: Si do të jetë modeli i fletës së ardhshme të votimit?
Gjiknuri: Kjo është një çështje që do duhet ta zgjidhë KQZ. Do të ketë një hapësirë për të votuar për partinë politike dhe një hapësirë për kandidatët. Varet sa parti dhe kandidatë do të jenë në listë, se nëse janë shumë, fleta bëhet e pamundur, kështu që do të operosh vetëm me numra. Kjo pastaj kërkon sensibilizim dhe i mbetet KQZ-së.

Pyetje: Si jeni ndjerë në të gjitha mbledhjet e Këshillit Politik, duke pasur parasysh debatet, por edhe kritikat nëse ju do duhet të ishit aty?
Gjiknuri: Akuzat nuk më kujtohen, sepse janë histori të para një viti. Unë nuk jam aty për të plotësuar orekset e ndonjë force kundërshtare politike, por përfaqësoj PS, interesat e partisë sime dhe me eksperiencën time si politikan mundohem të bëj më të mirën. Ka palë që kanë interesa të ndryshme, por në fund të fundit mund të triumfojë kompromisi. BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI NË DURRËS/ Ja kush janë dy të plagosurit (EMRAT)
Previous article INTER ZBAVITET PARA 1 MIJË TIFOZËVE/ Lautaro “bishë”, Hakimi ndez motorët (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve Politikë

"PROTESTUESIT PO BËHEN INSTRUMENT I INTERESAVE TË..."/ Rama: Mos u bëni peng i iluzioneve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT