• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POZITIV ME COVID-19 BASHKË ME DJALIN/ Rrëfen Edmond Tupe: Isha i lodhur dhe i këputur. Mu deshën dy ditë…
Home
Sociale

POZITIV ME COVID-19 BASHKË ME DJALIN/ Rrëfen Edmond Tupe: Isha i lodhur dhe i këputur. Mu deshën dy ditë…

19 September, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Profesor Edmond Tupe flet pas shërimit nga Covid-19. Ai është shprehur se pavarësisht kujdesit, në familjen e tij tre anëtarëshe ka dalë pozitiv ai dhe djali, kurse bashkëshortja jo.

Në një intervistë për Fax News, Tupe ka thënë se fillimisht është ndjerë i lodhur dhe i këputur, dhe më pas nëpërmjet mjekut të familjes është lidhur me ISHP, të cilët i kanë bërë tamponin nga ku ka dalë pozitiv. Tashmë që në familjen e tij e kanë kaluar betejën me infeksionin, ai tregon ndjesitë e para të infektimit.

“Në familjen tonë jemi tre veta bashkëshortja djali im edhe unë. Deri para një muaji ne nuk kishim asnjë shqetësim. Djali dhe nusja rrinin brenda, unë duke u armatosur me të gjitha mundësitë e mia për të mos u prekur nga virusi bëja pazare në orare kur nuk kishte njerëz, vija maskën, mbaja distancën dhe laja duart pafundësisht.

Shumë i kujdesshëm, ime shoqe gjithashtu. Pastaj erdhi një ditë që unë u ndjeva i këputur, i lodhur. Njoftova mjekun, pastaj me anë të mjekut të familjes lajmërova qendrën epidemiologjike për të bërë tamponin. Unë dola pozitiv dhe djali ishte pozitiv, djali kishte zënë shtratin. Unë jo, qendrova, nuk u dorëzova, ndërsa nusja jo, mesa duket ishte asimptomatike.

U kuruam me ilaçet e duhura. Mua mu deshën dy ditë dhe e mora vetën pa zënë shtratin, por im bir qendroi 7-8 ditë. Unë pata një ditë temperaturë, pastaj pata këputje. U kuruam, por fatmirësisht nuk patëm probleme me frymëmarrjen, djali kishte temperaturë. Bëmë sërish tamponin, pasi kaluam ethen e madhe dhe doli që unë dhe ime shoqe ishim negativ dhe djali ishte pozitiv. Pas disa ditësh edhe djali e kapërceu. Përfundimi ishte se do të vazhdonim të mbanim të mprehur shpatën e vigjilencës.

Unë i jam mirënjohës mjekut të familjes. Që para se të fillonte Covid-19 më kishte thënë shto dozën e vitaminës C. U bëj thirrje bashkë atdhetarëve që të mos e heqin maskën, të lajnë duart vazhdimisht.”- tha Tupe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN SHIFRAT NGA KOSOVA/ Ndërrojnë jetë 3 pacientë me koronavirus, 63 raste të reja infektimi
Previous article MESAZH KËRCËNUES NGA FSHATI I KRYEMADHIT/ Meta: Me gjoks flakën ja shuajmë topit. Jemi gjaku Kastriotit! Besa-besë, nihet zani...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT