• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I FJOLLA MORINËS/ Policia zbardh detaje: Iu sekuestruan armë e fishekë luftarakë, ja me kë ndodhej në mjet
Home
Breaking News

ARRESTIMI I FJOLLA MORINËS/ Policia zbardh detaje: Iu sekuestruan armë e fishekë luftarakë, ja me kë ndodhej në mjet

19 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Kukësit jep detaje për arrestimin e këngëtares kosovare, Fjolla Morina, ë Pikën Kufitare të Morinës, pasi u kap me armë zjarri.

Policia thekson se gjatë kontrollit ka sekuestruar një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.
Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.
Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "OPOZITA TË QETËSOJË SHPIRTAT E TRAZUAR..."/ Balla optimist: Në 25 prill sigurojmë 74 mandate, në disa qarqe do kemi rritje
Previous article GAZETA GREKE MALLKON ERDOGAN/ Turqia zemërohet dhe thërret me urgjencë...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT