“BalkanWeb” siguron fotot, që tregon momentin kur është ekzekutuar me breshëri plumbash 62-vjeçari Bujar Çela.
Në fotot e kamerave të sigurisë shihet momenti kur Çela sapo është qëlluar dhe ka rënë përtokë, duke ndërruar jetë në vend.
Njëra prej fotove tregon momentin kur Çela është i ulur në tavolinë, duke pirë kafe, ndërsa në tjetrën shihet momenti i rrëzimit të tij në tokë.
Në foto shihet se Bujar Çela ka qenë i ulur në tavolinë me një person tjetër, i cili iu ka shpëtuar fatmirësisht plumbave.
Sapo kanë nisur të shtënat nga makina në ecja, 62-vjeçari Çela ka tentuar të fshihet, por në momentin që është ngritur nga karrigia i janë afruar dy autorët dhe e kanë ekzekutuar në derë të lokalit.