• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNA ME ARMË NË KAMËZ/ Pronari i një lokali plagos klientin pas sherrit me grushte, ndërhyjnë forcat Shqiponja
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNA ME ARMË NË KAMËZ/ Pronari i një lokali plagos klientin pas sherrit me grushte, ndërhyjnë forcat Shqiponja

17 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Kamzës dhe forcat Shqiponja kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri, që mund të përfundonte në vrasje, në këtë zonë.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një klient, pas një konflikti të çastit, dhe në vijim të konfliktit e ka qëlluar përsëri për ta vrarë, falë ndërhyrjes në kohë, Policia i bllokoi armën pronarit të lokalit duke parandaluar vrasjen e klientit.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U INFEKTUA NGA COVID-19/ Deputeti Enver Roshi rrëfen në Kuvend betejën me koronavirusin: Situata ime ishte shumë kritike
Previous article OPERACION NDËRKOMBËTAR ANTIDROGË/ Mediat italiane: Karteli drejtohej nga shqiptarë, sekuestrohen tonelata kokainë dhe miliona euro (DETAJE)

s.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT