Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar me bashkëpunimin e Policive të disa shtetve europiane dhe ka vënë në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë.
Sipas mediave italiane, është goditur një kartel i fuqishëm që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i specializuar në trafikimin e drogës në Europë. Newsbomb.al mëson se operacioni i quajtur “Los Blancos” ka vënë në pranga dhjetëra persona, dhe janë sekuestruar tonelata kokainë e miliona euro.
Hetimi është kryer brenda një Ekipi të Përbashkët Hetimi të përbërë nga shërbimi qendror operativ i Drejtorisë Qendrore të Krimit, Ekipi Mobile i Firences, ajo Hollandeze Finec dhe Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Drogës, me koordinimin e Eurojust dhe Europol, grupe të Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Kundër Terrorizmit dhe Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale.
Në orën 11 të mëngjesit, do të mbahet një konferencë për shtyp në Firence për rezultatet e operacionit, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Firences, e cila përfshinte kryeqytetin toskan dhe qytete të tjera italiane, si dhe vende të shumta të huaja. Midis të pranishmëve nënkryetari i Eurojust Filippo Spiezia, prokurori kombëtar antimafia Federico Cafiero De Raho, prokurori i Firences Giuseppe Creazzo, raporton newsbomb.al.
Emrat e të arrestuarve nuk bëhen ende publik.


