• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RRALLË NË SHQIPËRI/ Nëna “surrogate” 51 vjeçe mban në mitër foshnjën e të bijës (VIDEO)
Home
Histori Njerëzore

E RRALLË NË SHQIPËRI/ Nëna “surrogate” 51 vjeçe mban në mitër foshnjën e të bijës (VIDEO)

16 September, 2020 s.autor Histori Njerëzore

Një rast tepër i rrallë i një nëne surrogate që mban në mitër fëmijën e vajzës së saj, u trajtua mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion.

Për të gjithë ju që nuk e kuptoni, nëna surrogate është ajo nënë e cila mbetet shtatzënë dhe rrit një foshnjë në mitrën e saj për një person ose çift tjetër, duke ua dhënë atyre foshnjën sapo ajo ta lindë.

Në rastin e fundit, vajza në pamundësi për të lindur fëmijë, pas kishte mbetur pa mitër pas një aborti të dytë, do të ketë mundësinë që të bëhet nënë pasi mamaja e saj 51-vjeçare mban në mitër fëmijët e saj.

Rasti është kryer përmes fertilizimit InVitro, veza dhe sperma e vajzës dhe bashkëshortit të saj, futet në nënën zëvendësuese, që do të thotë se fëmija nuk do të lidhet me nënën nga ana gjenetike, por me prindërit.

Vetë nëna e cila sakrifikoi shëndetin në një moshë të madhe për të mbajtur në mitrën e saj, fëmijën e fëmijës, tregon se vendimin e mori kur pa se vajza e saj nuk kishte asnjë shpresë tjetër.

“Që kur hoqi mitrën që nuk kishte shpresë për një fëmijë, truri im vetëm atë gjë rrotullonte. E pashë që zgjidhje nuk kishte tjetër, mosha po më ikte, unë jam 51 vjeç, vajza 28” , shprehet ajo e cila tregon edhe vuajtjen nga paragjykimet e njerëzve.

Por a është e ligjshme surrogacia në Shqipëri?

Deri më tani nuk ka një ligj që e ndalon surrogacinë, pasi ligji i fundit i bërë në vitin 2002, ligji për shëndetin riprodhues në vetvete, parashikon si një nga 3 format e riprodhimit, birësimin dhe surrogacinë.

Pra surrogacia rregullohet nëpërmjet akteve normative të birësimit/adoptimit. Në këtë rast, nëse nëna lind fëmijën e vajzës së saj, ajo do e regjistrojë fillimisht në emrin e saj, dhe më pas përmes një akti noterial, ia kalon në formë birësimi vajzës së saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH NGA ATHINA/ Rama: Të mbyllen hendeqet e së shkuarës në Ballkan, mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së bashku
Previous article DETAJE NGA VRASJA NË RROGOZHINË/ Klevis Kapllani dyshohet i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale në Elbasan e Peqin

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT