• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEP DETAJET/ Gazetarja: Ja lëvizjet e Preng Gjinit para shpërthimit, mjeti i tij kushtonte shumë më pak se bomba që iu vendos
Home
Aktualitet
Kronikë

JEP DETAJET/ Gazetarja: Ja lëvizjet e Preng Gjinit para shpërthimit, mjeti i tij kushtonte shumë më pak se bomba që iu vendos

15 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga atentati me tritol ndaj 51-vjeçarit Preng Gjini, në Tiranë. E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se para atentatit Gjini ka ndaluar tek një universitet privat, ku ka parkuar makinën, dhe menjëherë pas nisjes, ka ndodhur shpërthimi.

Sipas gazetares, 51-vjeçari e priste një atentat, pasi lëvizte me një mjet jo të shtrenjtë dhe që kushtonte shumë me pak se bomba që iu vendos. Mes të tjerash, Lala tha se nëse policia nuk kap urdhëruesin e këtij atentati, vrasjet dhe përplasjes mes dy familjeve Gjini e Reçi në Rrëshen do të vazhdojnë.

“Ka qëndruar për pak minuta në një universitet privat, ku e ka parkuar mjetin. Kur ka dalë nga ambientet e universitetit, mjeti ka shpërthyer. Kjo është zbuluar nga kamerat e sigurisë.

Po hetohet një atentat me motive hakmarrje dhe gjakmarrjeje. Mendohet se ka të bëjë me prishjen e pazareve të drogës. Kalvari i vrasjeve nisi me ekzekutimin e drejtorit të OSHEE, Sajmir Jaku, e vijoi me vrasje mes dy familjeve Gjini e Reçi. Policia i ka të skeduar autorët, por e ka të pamundur për shkak të kapaciteteve njerëzore.

Krimi i organizuar është një hap para Policisë së Shtetit. Ngjarja e sotme më shqetëson, sepse aty mund të vriste persona të pafajshëm, orari që u zgjodh, paniku që shkakton te qytetarët, fakti që u zgjodh një zonë e populluar. Duket që Preng Gjini e priste atentatin, pas lëvizte me një makinë jo shumë të shtrenjtë, që kushton shumë më pak se sa kushton bomba e vendosur.

Janë grupe kriminale, që nuk pyesin se mund të vriten dhe njerëz të tjerë të pafajshëm, apo mund të dëmtohen automjete të tjera. Kjo e bën ngjarjen edhe më të rëndë. Edhe nëse policia do të shkojë tek ekzekutori, do ta ketë shumë të vështirë për të shkuar tek urdhëruesi, dhe nëse nuk kapet urdhëruesi, do të kemi sërish vrasje kriminale. Ekzekutori e ka menduar në detaje, e ka pasur në mendje ta vrasë Gjinin. Policia duhet ta shtrijë hetimin edhe në Turqi, Belgjikë, Itali, edhe brenda administratës, ku po punojnë familjarë të dy familjeve””, u shpreh gazetarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Çfarë fshihet pas ultimatumit të fundit të Ilir Metës!
Previous article "NE TË VRASIM KUDO QË..."/ Gazetari investigativ zbardh mesazhin ndaj Preng Gjinit

F.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT