• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAZINOTË VETËM NË HOTELE ME 5 YJE DHE RESORTE”/ Braçe: Lojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar
Home
Politikë

“KAZINOTË VETËM NË HOTELE ME 5 YJE DHE RESORTE”/ Braçe: Lojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar

14 September, 2020 Delo.autor Politikë

Zv.kryeministri Erion Braçe foli sot në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë, për ligjin për lojërat e fatit, se lojërat e fatit nuk do të rihapen, pasi ligji nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë televizive Braçe theksoi se, “ligji që ka miratuar Kuvendi në vitin 2018 përmes të cilit qeveria vendos mbylljen e lojërave elektronike të lojërave të fatit, bastet sportive dhe bingot, është ligj dhe ndryshohet vetëm me ligj. Në rastin konkret nuk ka asnjë ligj, por një vendim të Këshillit të Ministrave që nuk do të hapë as lojërat e fatit, ato që keni parë buzë rrugëve apo në bodrume, por përcakton zonën ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat e licencimit për kazinotë”.

“Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër. Ligji i 2018 lë në fuqi kazinotë në hotele me 5 yje dhe resort, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat”, deklaroi Braçe.

Lidhur me përcaktimin e zonës ku do lejohen kazinotë, Braçe shpjegoi se, “nuk bëhet fjalë për qendrën e Tiranës. Këtu nuk mban më për të ndërtuar asnjë godinë tjetër, ka kufizim në këtë ligj. Nuk lejohet në 100 metra në vijë ajrore nga Katedralja apo Teqeja. Kemi miratuar VKM që e kërkon ligji dhe e kemi zbatuar pikë për pikë këtë ligji. S’ka se si ndërtohen”/ ATA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO TË SHKOJË NË ZGJEDHJE PS ME KOALICION? Spiropali: Vetëm me emrat tanë, Edi Ramën e popullin
Previous article DY SUPER GOLA PËR 2 MINUTA/ Chelsea mban avantazhin ndaj Brighton (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT