Shtyhet seanca për Meard Berberin, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalajën, të arrestuar për operacionin “Tushemishti”. Arrestimi i tyre u bë më 13 gusht ku Meard Berberi konsiderohej si organizatori i dytë pas Ilir Berberit, Anterio Kaloshi në rolin e atentatorit dhe Ervin Kalaja ndonëse nuk kishte lidhje strehoi në Linzë dy të përfshirët në ngjarje.
Gjykimi për ta u transferua në Tiranë pasi Gjykata e Pogradecit shpalli mos kompetencë. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e prokurores së çështjes. Kalaja dhe Berberi në seancë deklaruan se janë me arsim të lartë dhe kanë përfunduar studimet për juridik.


