• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETËVRASJA HORROR NË FAMILJEN JOSIFI/ Asnjë person i dyshuar, fati i dosjes drejt pushimit
Home
Breaking News

VETËVRASJA HORROR NË FAMILJEN JOSIFI/ Asnjë person i dyshuar, fati i dosjes drejt pushimit

13 September, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përtej zhurmës së bërë gati dy javë me radhë në media, policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk kanë asnjë person apo sekt fetar të dyshuar, se mund të ketë ndikuar në vendimin ekstrem të vetëflijimit të familjes Josufi në Kombinat të Tiranës.

Hetimet që po udhëhiqen nga prokuroria e Tiranës, kanë mbetur në vend-numëro, pasi prokuroria mësohet se ende nuk ka mundur të administrojë raportin e ekspertëve të policisë, që janë ngarkuar për të kryer kçyrjen elektronike të 3 aparatëve celularë të sekuestruar në banesën Josifi. Të tre aparatet telefonikë, i përkisnin dy viktimave Zhaneta Josifi, Anisa Josifi dhe të mbijetuarës, Blerta Josifi. Ndërkohë, në dosje ende nuk është administruar tabulatet telefonike nga kompanitë celulare, tabulate këto që do analizohen dhe me një sërë provash të tjera.

Eskpertiza mjeko-ligjore, ka dalë në konkluzionin se anoreksia është dhe shkaku i vdekjes së nënë e bijë. Por ekspertët nuk kanë përcaktuar datën e saktë, se kur kanë ndërruar jetë nënë e bijë në banesën e tyre. “…deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë pistë ku mund të fokusohesh dhe mbështetesh, se vetëvrasja e nënë e bijë, mund të ketë ardhur si pasojë e ndikimin apo shtyrjes nga persona të tjerë…”-tha një burim pranë policisë së Tiranës.

Nëse procesi i hetimit do ketë vetëm këto prova, atëherë pa diskutim fati i kësaj ngjarje që tronditi opinion publik, do jetë pushimi. Sot që flasim, e mbijetuara e vetme e familjes Josifi, Blerta ka dalë nga spitali, duke qëndruar tek njerëzit e afërm të saj. 34-vjeçarja ka rrëfyer se motra e saj kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë, duke ndërruar më pas jetë. Ndërkohë që nëna ndërroi jetë në datën 2 korrik 2020, edhe ajo duke agjëruar. Ajo tha se nëna e saj kishte rënë përtokë në gjunjë dhe kishte ndërruar jetë.

Në dëshminë e të resë del në pah dhe një tjetër detaj tragjik, ku ajo thekson se motra e saj para se të ndërronte jetë “ishte pushtuar nga djalli” dhe se për këtë shkak kishte pasur kriza nervore, por që asnjëherë nuk kishte shkuar në spital, por për të kujdesej vetë nëna dhe Blerta. Mes të tjerash Blerta ka mohuar faktin se pas kësaj ngjarje, duke çuar në nxitje për t’u vetëflijuar, nuk fshihet Kisha Ungjillore, pasi sipas saj kishin 5 vite që ishin shkëputur dhe se kishin vazhduar vetë rrugëtimin me Zotin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUNGON PROKURORJA/ Shtyhet seanca gjyqësore për tre të arrestuarit e përfshirë në sulmin ndaj "Hotel Volorekës"
Previous article NGA GRUPI KRIMINAT TE PROSTITUCIONI, E VJEDHJET/ Kapet lezhjani në kërkim ndërkombëtar. Në aksion edhe Interforza italiane (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT