• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FLEMË NË HOTEL SE VAJZËS I PËLQEN…”/ Zbardhet mbrotja e Margjekës para trupit gjykues: Burri im s’guxon të…
Home
Aktualitet
Kronikë

“FLEMË NË HOTEL SE VAJZËS I PËLQEN…”/ Zbardhet mbrotja e Margjekës para trupit gjykues: Burri im s’guxon të…

12 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhet e plotë mbrojtja e gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka, sot para trupit gjykues.

News24 ka siguruar me audio dëshminë e plotë të Margjekës, për të cilën GJKKO mori sot vendimin “arrest shtëpie”, ndërsa për bashkëshortin e saj “arrest me burg”.

Margjeka dyshohet se do përfitonte 6-10 mijë euro për të liruar Ortjon Balin, gjatë kohës së Covid-19. Sekser për këtë çështje shërbente bashkëshorti i saj Arben Cara, pedagog në Universitetin e Durrësit.

Gjyqtarja flet për një proces të stisur dhe tregon historinë e njohjes me personin që ka liruar. Ajo thotë se e kanë takuar rastësisht në një hotel në Korçë, ku ishte e detyruar të flinte bashkë me familjen, për shkak se në Gjykatën e Apelit të Korçës, ajo ishte e deleguar.

Mbrojtja e plotë

“Në lidhje me këtë ngjarje, emrin e shtetasit që ka qënë në hetim dhe çështjen nuk e kujtoj fare, por del se unë kam qënë anëtare e trupit gjykues dhe është dhënë një vendim me trupin gjykues për garanci pasurore. Doja të sqaroja se Gjykata e Rrethit Korçë për shkak të situatës Covid, për shkak të udhëzimeve të ministrisë dhe situatës në përgjithësi është praktikë që nëse vetë personi kërkon një garanci pasurore dhe garancia është në një masë që gjykata e vlerëson të arsyeshme nuk është i pari vendim, por mund të jenë 10 apo 20 vendime që kalojnë në Gjykatën e Lartë.

Është praktikë që unë nuk e kam bërë, e gjeta aty. Unë jam gjyqtare e Shkallës së Parë e deleguar në Gjykatën e Apelit Korçë. Kam shkuar për shkak të pandemisë deri në muajin korrik për masat e sigurisë.

Praktikat janë të Gjykatës së Apelit, kjo pak a shumë është një praktikë, për mua është vendim i drejtë, domethënë për çështjen konkrete. Nuk e mbaj mend fare. Nga vendimi që është dhënë kam qënë unë aty. Unë quhem Gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, por me skemë delegim shkoj aty.

Shkoj në Gjykatën e Apelit bashkë me vajzën dhe bashkëkshortin, jashtë çdo mundësie, detyrohet ai të bëjë shoferin.

Bashkëshorti im detyrohet të vijë me mua, flemë në hotel që është në qendër, marrim edhe fëmijën 3-vjeç me ne. Flemë aty, pronari i hotelit na ka mirëpritur, na ka respektuar. Unë s’kam kushte, detyrohem të marr familjen aty që të mos rrimë jashtë. Se jam në atë punë dhe nuk kam siguri.

Klajdi këtë gjë ka bërë i merr numrin e telefonit dhe i thotë na rezervo një dhomë, vetëm njëherë është ulur në tavolinë me ne. Nuk e njoh, se jam e ngarkuar shkoj në mëngjes dhe dal në 6 nga gjykata.

Unë jam super e ngarkuar me gjyqe, çështjen në fjalë nuk e dija që ekzistonte. Më ka thënë relatori për çështjen ti mëso faktet dhe provat. Më pas e kam parë kush është çështja dhe rasti konkret. Është ajo ideja që Shkalla e Parë është pak më e ashpër, ndërsa në rastin konkret vlerëson relatori e vendos ai, ne hedhim firmat.

E dyta, askush, as bashkëshorti im s’ka tagër të më tregojë mua çfarë do bëhet me një të gjykuar. Bashkëshorti im as dorën nuk ua jep personave që kanë gjyq me mua. Në momentin që e di, as dorën nuk ua jep, nëse nuk e di kjo është gjë tjetër. Ai e ka frikë këtë pjesë. Ke gjyq me bashkëshorten time, ai i thotë zotëri mos komuniko me mua. Besoj që ka qenë krejt naivitet aty në ambientin ku rri.

Unë u shqetësova shumë që m’u zgjat mandati në Korcë se jam shumë e ngarkuar, kisha edhe 100 çështje në Durrës. Jam e deleguar në Gjirokastër dhe në Vlorë. Shteti nuk na siguron asgjë, as strehim asgjë, ndaj detyrohet bashkëshorti të kërkojë një vend stabël ku të qëndrojmë. Ne familjarisht jemi në makinë. Kemi frikë të rrimë derë më derë ne rrimë stabël aty tek ai hotel. Vajza ime do të rrijë në atë hotel se ka një vaskë. Korça ime thotë, por Korca na doli problem. Pra ne do mbijetojmë jo të presim këto gjëra.

Klodi a Klajdi si e ka emrin se nuk ma dinte emrin, siç ia mësova unë tani. Ai ka një fëmijë të vogël, ka edhe ai një fëmijë të vogël. Bëjnë ata ca petulla me mjaltë dhe djathë, aty se rrinë fëmijët, për hallin e fëmijës që rrinë aty, kaq e njoh unë. Kaq njoh unë se vajza ime luan me fëmijën e tyre aty te lokali. Këto janë hallet dhe problemet tona. Të thonë që ike e dole, me atë person kjo është imagjinatë. E kanë njerëzit imagjinatë në mendje. Ndoshta janë nisur se këta janë pjesë të hotelit vijnë këtu, pse të mos ia them një gjysmë fjalë. Beni bashkëshorti im duke qënë profesor e ka frikë ligjin, s’besoj se e ka gjetur koifidencën ai me Benin. Nuk e merrte persipër, nuk do guxonte të merrte përsipër një gjë të tillë, të më thoshte mua. Nuk do guxonte.

E thonë avokatët, më çojnë mesazhe. Është pjesa joetike e atij që më thotë, nuk është personi im. Kanë një mendim njerëzit ndërhynë. S’ka asnjë logjikë që unë të ndikoja te gjyqtarët e tjerë, janë korrekt dhe strikt e më kanë respektuar edhe mua. Me ata gjyqtarët aty marrëdhënia ime nuk është konfidente.
Se cfarë ndodhi, nuk e kuptoj. Nuk guxon kush të ma bëjë këtë. Nuk mbaj përgjegjësi për mesazhet që mund të më dërgojë një avokat. Kaq kisha, doja ta vlerësonit vetë. Unë arrest shtëpie që jetoj me një fëmijë 3 vjec, ajo është në kopsht me gjeni një person të na sjellë bukëm të ma cojë në kopsht se nuk do ta mbaj aty të më ikë truri i kokës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ “Shërbim ekstra” në qendrat e masazhit, zbulohet rrjeti i prostitucionit në Tiranë
Previous article NISJA E MËSIMIT/ Basha reagon nga shezlloni: Rama përveç masave duhet të rrisë edhe shpërblimet për mësuesit urgjentisht

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT