• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI I 11 SHTATORIT/ Befason mbesa e Bin Laden: Ndihesha e shkatërruar, kam vuajtur për çdo jetë të humbur
Home
Nderkombetare

SULMI I 11 SHTATORIT/ Befason mbesa e Bin Laden: Ndihesha e shkatërruar, kam vuajtur për çdo jetë të humbur

11 September, 2020 F.autor Botë, Nderkombetare

Në përvjetorin e 19-të të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, mbesa e organizatorit të sulmeve Osama Bin Laden, bëri publike një deklaratë të saj mbi ngjarjen.

“Për nëntëmbëdhjetë vitet e fundit, nuk ka kaluar asnjë ditë që nga ajo ngjarje e tmerrshme e tragjike që unë nuk kam menduar për ty Amerikë, e ka vajtuar privatisht me ty, për të gjitha jetët e pafajshme të humbura”, shkruante Noor Bin Ladin në llogarinë e saj në Twitter. (Ajo përdor mbiemrin e të atit, Yeslam Bin Ladin, gjysmë-vëlla i Osama Bin Ladenit).

“Kjo është pjesërisht për shkak të kësaj kthese të pashpjegueshme të fatit që më lidh me këto sulme mizore, por më e rëndësishmja për shkak të dashurisë sime për vendin tuaj”.

Ajo shtonte se “vlerat dhe ndjenjat e saj” janë “diametralisht të kundërta me mbiemrin që ajo mban”.

Krahas nderimit për jetët e humbura, Noor Bin Ladin me shtetësi zvicerane vlerësonte gjithashtu rolin e punonjësve të vijës së parë të frontit, ata që humbën jetën më vonë nga ndërlikimet me shëndetin si pasojë e sulmit si dhe për të mbijetuarit që humbën të dashurit e tyre.

Noor Bin Ladin është vajza e Carmen Dufour, një shkrimtare zvicerane dhe Yeslam bin Ladin, gjysmë-vëlla i Osama Bind Ladenit, në moshë më të madhe. Prindërit e saj u divorcuan në vitin 1988. Ajo dhe dy motrat e saj u rritën në Zvicër. Noor Bin Ladin ishte 14 vjeç në 11 shtator të vitit 2001.

“Ndihesha e shkatërruar”, tha ajo për gazetën New York Post.

“Shkoja në Shtetet e Bashkuara me mamanë time disa herë në vit prej moshës 3 vjeçare e në vazhdim. I konsideroja Shtetet e Bashkuara shtëpinë time të dytë”.

Noor Bin Ladin, e cila ka ruajtur një profil të ulët publik, fitoi famë më 6 shtator kur publikoi një letër në mbështetje të Presidentit të SHBA-së Donald Trump./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PANDEMIA DO NA SHOQËROJË EDHE 1 VIT E..."/ Pipero: Vaksina jo me detyrim, por disa grupe qytetarësh janë të rekomanduar ta bëjnë
Previous article "QESHARAKËT E SHQUP..."/ Balla: Uroj që PD mos ketë rifilluar alibitë për të shmangur zgjedhjet

F.autor

Postime të ngjashme

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT