Aktori i humorit njeherazi edhe anetar i këshillit të PD Julian Deda është shpesh aktiv kur vjen puna tek sulmet e qeverisë, saqë ndonjëherë ia kalon edhe ish deputetëve me zellin e madh që ka.
Me të gjitha zhvillimet e fundit që Partia Demokratike po kalon, përçarjet e deri tek kandidaturat për deputetë që ka rrezik të jene më shumë se dhe anetaret e partisë, aktorin e shqetëson Rama dhe prandaj ka vendosur ti japë këshilla për fushatën.
Mëposhtë ju sjellim edhe statusin e tij për ta kuptuar më mirë.
“Fillove me presione ndaj administrates? Je i pandreqshem Ed. Si nuk garove nje here si burrat? Beje prove, se s’te gjen gje. Mos kerceno administraten me buken e gojes, largo te fortit nga terreni, mos vidh e mos blej vota, mos shantazho biznese per tu marre lek per fushate dhe jo vetem, dil ne beteje si i barabarte dhe nese fiton hallall ta kesh. Frikacak”, shkruan Deda.
AlpeNews.al