• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇUDITË E FUSHATËS ELEKTORALE/ Sapo kanë filluar që t’ju gënjejnë thjeshtë për sport!
Home
Ekskluzive

ÇUDITË E FUSHATËS ELEKTORALE/ Sapo kanë filluar që t’ju gënjejnë thjeshtë për sport!

11 September, 2020 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Fushata e zgjedhjeve të reja parlamentare të 25 prillit 2021, përveç të tjerash, paralajmëron që të jetë periudha më e madhe e gënjeshtrave të liderëve tanë politikë. Aq sa nuk e kanë më problem që edhe ta thonë, se thjeshtë vazhdojnë që ta bëjnë si gjithmonë, për sport. Në më pak se 24 orë, dy gënjeshtrat më të mëdha kanë qëlluar që të vijnë nga kampi i LSI.

Nora Malaj është një ish deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila pak kohë më parë kaloi Covid-19. Një eksperiencë e jashtëzakonshme, të cilën ajo e ndau me ndjeshmërinë e një zonje, me teleshikuesit ku tregoi gjithçka kishte përjetuar dhe duke dhënë këshilla për të tjerët, që ta mernin me seriozistet nëse do të kishin simptomat e njohura tashmë për publikun. Deri këtu gjithçka duket në rregull. Por, çudia vjen menjëherë pas kësaj.

Sëfundi Norma Malaj është pyetur për të komentuar në media, deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila njihet për qëndrimin e saj se Covid-19 është një mashtrim apo konspiracion. “Në rastin konkret mendim i Monës është pjesë e sportivitetit me të cilën ajo e mendon dhe dëshiron ta shohë këtë situatë. Kjo në psikologjinë sociale quhet qasje optimiste, me ngarkesë pozitive. Pasi është shumë e vërtetë, që nëse nuk beson dhe nuk panikosesh nga mendime dhe situatat stresuese që sot po kalojmë, çdo situatë sado të rëndë, e kalon më mirë kur je me mendim pozitive”, thotë znj. Malaj.

Përmes sinqeritetit, apo pamundësisë për ta shpjeguar ndryshe qëndrimin e Kryetares së partisë së saj, zonja Malaj sapo ka thënë se: E para, Covid-19 sigurisht që ekziston, përderisa ajo e propovoi vetë nën lëkurë. E dyta, se Kryetarja e LSI që e mohon e di që kjo nuk është e vërtetë. E treta, por e ka thënë thjeshtë sa për sport. Me një fjalë, Nora Malaj sapo na ka thënë se Kryetarja e partisë së saj, e cila është partia e tretë politike në Shqipëri, po ju gënjen për Covid-19, por këtë nuk po e bën qëllimisht, por thjeshtë si “pjesë e sportivitetit me të cilën ajo mendon dhe dëshiron që ta shohë këtë situatë”.

Liderët politikë janë njerëz që kanë përgjegjësi dhe impakt të madh publik. Vështirë të gjesh në ndonjë vend tjetër të botës që për një rast si pandemia e cila I ka marë jetën qindra mijë njerëzve, të bëjë deklarata thjeshtë sa për sport. Rasti i dytë ka të bëjë me një lajm të cilin mediat thonë se ka dalë nga ish Kryetari I LSI, sot President Republike që thotë: Në datë 26 prill 2021 Ilir Meta do lërë Presidencën për të marrë postin e kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv/kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi. Kjo natyrisht në varësi të rezultatit të zgjedhjeve. Brenda 48 orëve nga marrja e detyrës, Shqipëria do të jetë vend i sigurt, thonë burimet, pasi grupet kriminale dhe ato politikanë të lidhur me krimin e organizuar do arrestohen brenda natës së parë si ministër. Ndërkohë, postin e Presidentit mund ta marrë z. Rexhep Mejdani, Dr. Sali Berisha ose Lulzim Basha. Ilir Meta nuk do të mbajë asnjë tesere partie. Edhe këtu, nuk është fare e vështirë për gjithkënd që të kuptojë, se kemi të bëjmë me një “lajm” ku gënjehet thjeshtë për sport.

Përmes së cilës Ilir Meta, kërkon që të japi një mesazh për ata që po braktisin partinë e tij LSI e cila në çdo sondazh që qarkullon në ambjentet politiko-metiatike të Tiranës e nxjerrin më dobët se çdo herë tjetër në këto 16 vitet e fundit. E duke qenë se nuk ia mbushin mendjen shqiptarëve me seriozitet dhe program politik, kanë nisur fushatën e gënjeshtrave thjeshtë sa për sport!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Ndërrojnë jetë 5 pacientë me Covid-19, konfirmohen 50 raste të reja infektimi
Previous article NISJA E SHKOLLËS/ Eugena Tomini e ISHP: Mësuesit do të bëjnë tampon çdo ditë

F.autor

Postime të ngjashme

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia Aktualitet

"JE I RRETHUAR..."/ Protestuesit thirrje Ramës: Ik nga Kryeministria se të pret qelia

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT