• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQTARJA E KAPUR ME RRYSHFET/ Flet avokati: Ka edhe gjyqtarë të tjerë, ndalimi ishte kurth
Home
Aktualitet
Kronikë

GJYQTARJA E KAPUR ME RRYSHFET/ Flet avokati: Ka edhe gjyqtarë të tjerë, ndalimi ishte kurth

11 September, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Nesër gjyqtarja e hetuar nga SPAK Mimoza Margjeka do dalë sërish para gjykatës. Ajo akuzohet se do merrte 6 mijë euro ryshfet për të liruar një trafikant klandestinësh nga burgu.

Ndërkohë që një nga avokatët e saj mbrojtës thotë se bëhet fjalë edhe për të tjerë gjyqtarë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se avokati i saj Ilia Ilia , hodhi dyshime se ekziston një përgjim që nuk është transkriptuar , në të cilin një nga familjarët e një tjetër të arrestuari shtetasit Adi Mullalli, profesor fiskulture, flet në telefon me vëllain e Oltian Balit dhe i thotë të shpejtojë pasi ai i kishte paguar shumën prej 7500 eurosh kryegjyqtarit të kësaj trupe gjyqësore dhe për këtë shkak avokati thotë se “Është aplikuar standard i dyfishtë”.

Top Channel disponon vendimin në të cilën u lirua përballë një garancie pasurore prej 5 milionë lekë të vjetra shtetasi Bali dhe i bashkëdyshuari me të Adi Mullalli, i cili është një profesor fiskulture në Devoll.

Në këtë vendim një nga faktet dhe argumentat që trupa gjyqësore, ka shtruar, si fakt që ata duhet të shkojnë në shtëpi, është fakti i pandemisë si justifikim, pra referuar dhe një vendimi të ministres Gjonaj më herët më 14 prill, gjatë kohës së mbylljes nga pandemia këshillohet që të bëhet kujdes për masat, që të shmangeshin masat arrest me burg, për të ndaluar përhapjen e virusit.

Trupa gjyqësore vlerësoi se Adi Mullalli dhe Bali, ky i fundit tha gjykata se nuk ishte dënuar më parë ndonjëherë, duhet të shkojnë në shtëpi përballë garancisë pasurore, pasi ata nuk paraqesin rrezik për shoqërinë.

Avokati thotë për Top Channel se prania e Margjekës në hotelin ku dyshohet se janë dhënë lekët, nuk ishte për konfirmim nga ana e saj po ajo qëndronte aty sa kohë ajo ishte deleguar aty në gjykatën e Korçës.

Një ditë para se ajo të arrestohej KLGJ i kishte zgjatur mandatin e qëndrimit në detyrë në apelin e Korçës, pasi i përfundonte në shtator.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THUMBON Kreshnik Spahiu: S’ka faj Putin që s’largohet. Kur sheh Berishën 80 vjeç që do me u kthy President...
Previous article RAMA VIZITON ATHINËN NË 15 DHE 16 SHTATOR/ Zbulohet agjenda paraprake

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT